'Zgjedhorja', Report Tv zbulon dy
bashkëkryetarët e komisionit

'Zgjedhorja', Report Tv zbulon dy<br />bashkëkryetarët e komisionit
Të enjten parlamenti do të ngrejë Komisionin për Reformën Zgjedhore. Palët politike kanë qartësuar pozicionet e tyre por ende nuk kanë nisur negociata me njëra-tjetrën. Komisioni do të funksionojmë me numër të barabarte anëtarësh dhe me bashkëkryesim. Formati paraprak është me 5 anëtarë për opozitën dhe 5 për mazhorancën. Report TV ka mësuar se Partia Socialiste do të propozojë për këtë detyrë ish-ministrin e cështjeve vendore, Bledi Çuçi, ndërsa PD do të bashkëdrejtojë me Oerd Bylykbashin.

Partia Socialiste do t’i mbajë të gjithë anëtarët për vete si e vetmja forcë qeverisëse, por e paqartë ngelet situata në kampin opozitar. Burime nga Partia Demokratike thanë për Report TV se përveç bashkëkryetarit Bylykbashi, kjo parti është e gatshme t’i ndajë këto vende me 4 aleatët e saj me të cilët garoi në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në këtë mënyrë LSI do të ngelej e pa përfaqësuar. Por duke marrë në konsideratë peshën e votave të LSI-së në parlament, situata imponon marrëveshje dhe negociata mes PD_së dhe LSI-së, pasi janë në të njëjtën llogore. Një zgjidhje e mundshme është ajo që komisioni të ketë 5 anëtarë përvec personit të gjashtë, bashkëkryetarit. Kështu, PD do të kishte të përfaqësuar aleatët, të cilëve ju ka premtuar, e do të krijohej edhe një vend për LSI-në.

Burime pranë LSI-së thanë për Repor TV se në këto momente kjo parti nuk është e shqetësuar për këtë cështje, por sfidë ka pavarësinë e vettingut dhe luftën kundër krimit. Pas ngritjes së komisionit, do të fillojë puna për reformën zgjedhore, e cila është e parashikuar që në marrëveshjen e 18 majit mes Ramës dhe Bashës në kapitullin e reformës kushtetuese.

Paraprakisht PD kërkon sistem maxhoritar të kushtëzuar me votim e numërim elektronik, ndërsa PS nuk shprehet qartësisht nëse kërkon ndryshim sistemi, por vetëm thotë se nuk mund të ulen në këtë tryezë me kushte.


(Relacioni)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin