4 aktorë dhe 1 tenor në Big Brother, një 'tmerr' me të cilin do të na duhet vetëm të përshtatemi

4 aktorë dhe 1 tenor në Big Brother, një 'tmerr' me të cilin do të na duhet vetëm të përshtatemi

Armando Kllogjeri në Big Brother

‘Tmerr’!!! E kapa veten duke pare "Big Brother"! Ndofta fjala "tmerr" është paragjykimi im për formate të këtij lloji! Ndofta koha imponon atë që në shpesh e quajmë jashtë shijeve tona, larg ambicieve të artit të vërtetë, artit që mendoj unë dhe ca të tjerë, kuptohet! Ndofta gabojmë!... Sot në fakt nuk i jap dot përgjigje konstatimit tim po ta shtroja si pyetje!

Nga miq dëgjova se aty brenda janë katër aktorë (jo pa emër dhe pa karrierë); është dhe Armando Kllogjeri, super artist, super tenor! Ende pyes veten (vazhdon paragjykimi): pse është futur aty ? Ai thotë për të promovuar Operan, jetën e tij! E bëri dhe Katia Riccarelli në fund karrierës saj, me inteligjencën e organizatorëve për t’i dhënë një ekuilibër kulturor formatit.

Shumë mirë nëse ky ka qenë qëllimi i organizatorëve ne Shqipëri. Por kur e pashë tenorin e madh të frustrohej nga një i paditur (fjala më e butë që gjeta), që thonë që është gazetar, qe i jepte leksione audience bashkëkohore maestros, ndërkohë që luante me çakmakun e trurit plloq që vetëm llap-llap por nuk dëgjon, pata dhembje për artistin e madh, që i përulur përballë kohës dhe lojës aty brenda, nuk ka mundësi që një të padituri të mjerë pa edukatë (përsëri fjala më e butë), t’i kthejë përgjigjen që meriton. Shpesh fisnikëria e humb betejën përballë injorancës!

Ndaj nëse je futur aty, jepi Armando! Nejse, si kanë ardhur kohët, "Big Brother" nuk e zhbëjmë dot,  është realitet! Kemi mundësi, si ndjekës, të luftojmë për ta emancipuar! E ndjekin fëmijët tanë! S'ja vlen te thuash me audiencën dhe fuqinë popullore qe ka: " Big Brother" s'më përket! Kështu thosha dhe unë, Armando Kllogjeri ma ktheu mendjen!

Duhet të përshtatemi me kohën, dhe kudo qoftë të luftojmë për çdo dekik edukimi, në të kundërt, do jemi ca vëzhgues që dilemën e madhe të ndryshimit do e shohin thjeshtë si një vetëvrasje!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 28/12/2022 10:25

    Me gjithë konsideratën që kam për ty Çuli, më vjen keq që qenke lodhur kot. Ti bo vetëm që nuk e njeh tenorin "e famshëm", por as emrin nuk i'a di. Nuk e ka Armando, por Armaldo. E para kjo, dhe e dyta të sugjeroj të hysh pak më thellë në botën liriko operistike dhe të mësosh çfarë thuhet për këngëtarët. Ka barcaleta që të kënaqesh. Një ndër to është, që tenori të ketë zë të mirë, duhet t'a ketë kokën bosh që të kumbojë.. Nejse. Ti në fakt ke dashur të ulësh kolegët e tu aktorë, duke ngritur tenorin..

    Përgjigju
  • Dhe kjo vetem per ca para ne kohe te veshtira: 27/12/2022 10:41

    Cfare formati kulturor do i jape, kur artistet jane ne kamera dhe ne mikrofone dalin pordhat, gelbazat, theshethemet, qe jane njerezore, por edhe qe te zbresin pike, te para ne ekran.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille