4 ditë i humbur, nisin kërkimet 
në Vjosë për trupin e 20-vjeçarit

4 ditë i humbur, nisin kërkimet <br />në Vjosë për trupin e 20-vjeçarit
VLORE - Polumbarët e Forcave Detare dhe të RENEA-s janë një operacion kërkimi në lumin Vjosë që nga mëngjesi i sotëm për gjetjen e trupit të një 20 vjeçari, i cili është zhdukur 4 ditë më parë në ujrat e lumit Vjosë, në afërsi të Grykës së Mezhgoranit.

Në operacionin e kërkimit marrin pjesë tre polumbarë të Qendrës së Zhytjes të Forcave Detare dhe tetë polumbarë të RENEA-s. Deri në mesditën e sotme polumbarët kanë kontrolluar 4 km përgjatë rrjedhës së Vjosës në zonën e Këlcyrës, por nuk ka pasur asnjë rezultat. Operacioni vazhdon.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës! Tymi mbulon zonat e banuara

Zjarr në grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës! Tymi mbulon zonat e banuara