Edhe 4 ditë afat/ Bashkia e Tiranës: Nxitoni për të aplikuar (nëse jeni prekur nga tërmeti), kemi fondin për rindërtimin

Edhe 4 ditë afat/ Bashkia e Tiranës: Nxitoni për të aplikuar (nëse jeni prekur nga tërmeti), kemi fondin për rindërtimin

Qytetarët e dëmtuar nga tërmeti vijojnë aplikimet për të përfituar nga projekti i rindërtimit, teksa edhe pak ditë kanë mbetur nga afati. Kur kanë mbetur edhe katër ditë kohë për kryerjen e procedurës së aplikimit online në platformën “Shtëpia ime”, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, u bënë thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti, që të nxitojnë në njësitë respektive.

“Qytetarët e Tiranës kanë kohë deri në datën 28 shkurt. Duam të theksojmë edhe njëherë rëndësinë e aplikimit, duke qenë se është online dhe plotësohet zyrtarisht në çdo Njësi Administrative, pra procesi është shumë i thjeshtë. Qytetarët duhet të paraqiten në njësinë e tyre administrative vetëm me kartën e identitetit, një certifikatë familjare dhe aktin e verifikimit nga institucionet e ndërtimit apo njësia, e cila e lidh automatikisht aplikimin me një kod”, tha Ruseti.

Nënkryetarja, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të bashkisë së Tiranës,  garantoi se të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti do të marrin dëmshpërblimet ose një banesë të re, në rast se u është shpallur e pabanueshme. “Nëse në momentet e para menaxhuam një krizë, tani jemi duke menaxhuar gjithë procesin e rindërtimit. Kjo do të thotë se jemi akoma më komod për të ecur para, për të rikthyer të gjithë qytetarët e Tiranës në një jetesë standarde dhe në disa raste, edhe më të mirë se ajo që ka pasur. Do të doja shumë t’ju bëja thirrje për aplikim, duke qenë se është i vetmi moment që do t’ju bëjë përfitues nga programi i rindërtimit”, deklaroi ajo.

Ruseti shtoi se në të gjitha njësitë administrative është shtuar numri i sporteleve për të evituar radhët e gjata. “Nëse për një arsye apo për një tjetër, nuk keni pasur mundësi të paraqiteni në njësi, ky është momenti: nga sot deri të premten, duhet t’i drejtoheni njësive. Kemi shtuar sportelet në të gjitha njësitë për të shmangur radhët e gjata dhe për t’ua lehtësuar procesin qytetarëve. Ju lutemi, drejtohuni sa më shpejt pranë njësive administrative, për t’u bërë pjesë e programit të rindërtimit”,  tha Ruseti.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se falë organizimit të mirë, janë shmangur radhët. Ajo u kërkoi banorëve të nxitojnë këto ditë për të përfituar nga fondi i rindërtimit. “Shoh se nuk kemi radhë, pasi kemi shfrytëzuar edhe ditën e shtunë dhe të dielë. Është një moment shumë i rëndësishëm për t’ju rikujtuar edhe njëherë se pavarësisht dëmeve që keni patur nëpër banesa, qoftë ato dëme të konsiderueshme, qoftë edhe ato që kanë të bëjnë me dëme të lehta, mund t’i adresoheni njësive administrative për të bërë aplikimin për dëmshpërblim”, tha deputetja Gjylameti, teksa nënvizoi se tashmë është siguruar e gjithë shuma totale për të financuar projektin e ndërtimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)