4 ditë nga përfundimi i mandatit të Trump, jep dorëheqje sekretari amerikan i Shëndetësisë

4 ditë nga përfundimi i mandatit të Trump,  jep dorëheqje sekretari amerikan i Shëndetësisë

Vijojnë dorëheqjet në kabinetin e Trump, vetëm 4 ditë  nga largimi i tij nga Shtëpi e Bardhë.  Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar, ishte i fundit që dha dorëheqjen pas protestave sipas tij të dhunshme të javës së kaluar.

Ai tha se do të lërë postin e tij në mesditën e 20 janarit, kur betohet presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Në letrën e sekretarit Azar dërguar presidentit Trump, e cila mban datën 12 janar, thuhet se “sulmi ndaj Kapitolit ishin një sulm ndaj demokracisë sonë dhe traditës së kalimit paqësor të pushtetit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës sollën për herë të parë në botë. Ju lutem që të vazhdoni të dënoni pa dyshim çdo formë të dhunës, të kërkoni që askush të mos përpiqet të ndërpresë aktivitetet inauguruese në Uashington ose diku tjetër, dhe të vazhdoni të mbështesni pa rezerva kalimin paqësor dhe të rregullt të pushtetit më 20 Janar”.

Në dorëheqjen e tij ai theksoi se retorika dhe dhuna e shfaqur pas zgjedhjeve të 3 Nëntorit, ka bërë që të njollosen të gjitha arritjet e kabinetit Trump.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars