4 humbje jete nga COVID brenda 24 orëve në vend, 853 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus

TIRANË- Shifra të larta nga COVID raportohen në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 qytetarë; një qytetar 65 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 67 vjeç nga Konispoli dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrës.

Sakaq nga 5637 testime të kryera në vend, kanë rezultuar pozitiv 853 raste të reja. Ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 103 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,802 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht janë 10,915 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Rastet pozitive në 24 orët e fundit në qytete

231 raste në Tiranë, 99 raste në Shkodër, 55 raste në Lezhë, 47 raste në Durrës, 36 raste në Kavajë, 29 raste në Sarandë, Berat, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Vlorë, 25 raste në Vau i Dejës, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Kurbin, 18 raste në Krujë, Pogradec, 16 raste në Kukës, 12 raste Malësi e Madhe, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Divjak, 7 raste në Shijak, Fier, Korccë, Kuccovë, Peqin, 6 raste në Cërrik, Librazhd, 5 raste në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dimal, Gramsh, 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Tepelenë, Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Fushë-Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Delvinë, Konispol, Policcan, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Klos, Rroskovec, Patos, Himarë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar.

Statistika (02 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       853 

Të shëruar në 24 orë       526

Të shtruar në spitale       103

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 5,637

Testime totale            1,059,241

Raste pozitive             148,222

Raste të shëruara         134,802

Raste Aktive                    10,915

Humbje jete                     2,505

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4007

 Shkodër          1906

Vlorë               883

Durrës             848

Fier                  750

Lezhë              648

Elbasan           569

Berat               417

Gjirokastër       3276

Korçë               249

Kukës              196

Dibër                164

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 02/09/2021 19:39

    Urgjent te rikthehet karantina se ndryshe na hengri kucedra "Delta"

    Përgjigju
  • Lala: 02/09/2021 18:11

    Jo mo jo mbaroj sezoni plazhit kshu?edhe u rriten numrat.pfff

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja