4 infermierë dhe 1 recepsioniste me COVID, mbyllet qendra shëndetësore në Libohovë! 'Kyçen' 2 zyra të administratës në Universitetin 'Eqrem Çabej'

4 infermierë dhe 1 recepsioniste me COVID, mbyllet qendra shëndetësore në Libohovë! 'Kyçen' 2 zyra të administratës në Universitetin 'Eqrem Çabej'

Foto ilustruese

Mbyllen përkohësisht dy qendra shëndetësore në Libohovë të Gjirokastrës. Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër ka mbyllur përkohësisht dy qendrat shëndetësore në Bashkinë e Libohovës pasi 4 infermierë dhe një recepsioniste kanë rezultuar të prekur me COVID.

Ndërkaq edhe në Universitetin "Eqrem Çabej" janë kyçur dy zyra të administratës pasi një punonjës rezulton i prekur me COVID si dhe një zyrë në Këshillin e Qarkut. Kreu i ISHSH Gjirokastër Edi Sinojmeri ka apeluar që të gjithë të jenë të kujdesshëm me kontaktet dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat kundër COVID.

Njëkohësisht Sinojmeri thekson se dy qendrat shëndetësore në Libohovë do të funksionojnë të kufizuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg