4 këshilla për të krehur siç duhet flokët e lagur

 4 këshilla për të krehur siç duhet flokët e lagur

Që të jemi të sinqertë... Cila prej nesh nuk ka krehur një herë flokët e saj menjëherë pasi ka dalë nga dushi dhe ato janë ende të lagura? Kjo është një metodë që e kemi bërë të gjithë dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë për fat të keq. Ndonjëherë ne jemi me nxitim, ndonjëherë nuk kemi ndërmend t'i thajmë ato, por shumicën e kohës mendojmë se do të jetë më e lehtë të krihen nëse flokët janë të lagur.

Mirëpo, e gjithë kjo është e gabuar sepse ju e dini dhe ne e dimë mirë që flokët kur janë të lagur janë në fazën më delikate të tyre dhe shkatërrohen shumë më lehtë nga sa mendoni. “Stop krehjes së flokëve kur ato janë të lagështa”, është ajo çka këshillojnë edhe ekspertët pasi në këtë mënyrë ne mund t’i dëmtojmë.

“Krehja e flokëve të lagur shkakton edhe dëmtim të skalpit të kokës, për shkak se ato janë tepër delikate në atë moment. Stilimi kur ato janë të lagura  është një “sulm” për flokët tona duke iu dëmtuar, po ashtu, majat”, shpjegon shpjegon koloristi dhe stilisti i famshëm i flokëve Michael Boychuck.

Fatmirësisht, ekzistojnë metoda dhe sekrete të sigurta që do t'ju ndihmojnë të "trajtoni" si duhet flokët tuaj të lagur pasi të keni mbaruar banjën. Më poshtë, keni 4 këshilla për krehjen e flokëve tuaj të lagur në mënyrën e duhur.

Zhbllokoni (çlirojini) ato kur janë të koklavitura. Një gjë të tillë provoni ta bëni me lëvizje të lehta të duarve, pasi nëse shpejtoni në vend të thyerjes së nyjeve në vend do të dëmtoni flokët.

Përdorni gishtat: Përdorni gishtat për ndarjen e flokëve tuaj, në vend që të përdorni një furçë. Kjo do t’i përgatisë ato siç duhet, për të vazhduar më vonë me tharjen dhe stilimin e tyre.

Prisni! Lejoni që flokët tuaj të thahen për 5-10 minuta para se të përdorni tharëse flokësh.

Krehni flokët me kujdes të madh. Këshillohet që të keni një furçë me dhëmbë të hollë, në mënyrë që të mos i tërheq ato papritmas në mënyrë të dhunshme duke i dëmtuar. Filloni të krehni flokët nga majat dhe ngjituni ngadalë deri tek rrënjët. Vazhdoni procesin derisa të mund ta krehni flokun lehtësishtë nga lart poshtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Fehmi Abdiu: Ma riktheni Kushtetutën e 1998-s, arnat e shëmtuan

INTERVISTA/ Fehmi Abdiu: Ma riktheni Kushtetutën e 1998-s, arnat e shëmtuan