Saimir Tahiri komentoi edhe deklaratën e fortë të pak ditëve më parë të Donald Lu për 4 klanet mafioze dhe 20 familjet kriminale që kontrollonjnë vendin, sipas tij.

Unë nuk kam preferuar të jem lloji i politikanit që shtrihet barkaz, për mua ambasadori është si gjithë të tjerët, nuk i puthja dorën ambasadorëve dhe jam i mendimit se hallet duhet t’i zgjidhim vetë.

Në shtëpinë time s’ka asnjë të huaj që vjen e m'i zgjidh problemet. Nuk ka familje mafioze, është e ekzagjeruar, ka klane kriminale të çmontueshme.

Ambasadorin amerikan e përgëzoj për kurajon e pashoq për të denoncuar”deklaroi ai.

dy.b/shqiptarja.com