Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë- Durrës, ku janjë përfshirë 4 makina.
Aksidenti ka ndodhur pranë zonës së Sukthit, ndërsa sipas policisë nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Megjithatë siç duket nga pamjet dëmet kanë qenë të mëdha. Ndër mjetet e përfshira në aksident është edhe një karrotrec.
Si pasojë e aksidentit, në këtë segment të autostradës u krijua trafik i rënduar.
Ndërkohë policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe lehtësimin e trafikut./tvklan.al