'Mbi 4 miliardë për bonusin e bebeve', Rama: Fakti që tregon se kush punon për të ardhmen e vendit

'Mbi 4 miliardë për bonusin e bebeve', Rama: Fakti që tregon se kush punon për të ardhmen e vendit

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 63,560 fëmijë të lindur mes viteve 2019-2020 kanë përfituar bonusin e bebes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se janë paguar 4 miliardë e 420 milionë lekë për bonusin e bebeve dhe ky është një fakt që sipas tij tregon se gjërat nuk janë njësoj siç kanë qenë.

Më tej Rama shton se nuk janë të gjithë njësoj dhe faktet tregojnë se kush punon për të ardhmen e këtij vendi.

"Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër fakt të thjeshtë që tregon se jo vetëm as jemi të gjithë njësoj dhe as gjërat s'janë njësoj siç kanë qenë, por edhe se kush punon për të ardhmen e këtij vendi, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 06/10/2020 13:53

    Per ca me ba femi shum kur sje i zoti me i majte ne shqipni, a po e furnizu boten me skllever shqiptare.

    Përgjigju
  • Edisoni: 06/10/2020 10:29

    Mua me lindi vajza ne 2018. As ato 50 mije leket (te vjetra) qe jepeshin para ketij superbonusit nuk ma ka dhane kush. Ec e shpreso!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot