Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu ka qenë pjesë e natës së tretë të eventit muzikor italian “Sanremo” në krah të Amadeus.

Ajo është e vetmja shqiptare që prek një skenë aq të madhe italiane sa “Sanremo”.

Por në sy ra edhe prezantimi i saj në mënyrë shumë të shpejtë, aq sa edhe Amadeus po i thoshte mes të qeshurash që të ndalonte sepse edhe minutazhi është i kufizuar.

Alketa mori në dorë gjithë prezantimin duke e lënë në hije Amadeus.

Ajo filloi të tregonte se ëndrra e saj më e madhe ishte pjesëmarrja në Sanremo dhe tashmë ishte realizuar.

Gjatë prezantimit të këngëtares së rradhës, nga regjia u dallua një zë i nervozuar që thoshte se kishin rënë dakort vetëm për 4 minuta.

Nuk dihet nëse regjia e kishte me Alketën apo ka qenë një bisedë me një person tjetër prapa kuintave.

Edhe pse duhet ta pranojmë se prezantuesja shqiptare i mori goxha kohë eventit me prezantimin e saj.