Ndërkohë që po i afrohemi zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 25 prillit, kreu i PAA Agron Duka, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se shpreson që të futet në një listë të përbashkët me PD.
Këtu ka shtuar se kjo do të ndodhë nëse gjejnë konsensus me PD dhe nëse u plotësohen kushtet.
"Presim të marrim sa më shumë të jetë e mundur një skemë të re. Ishin gati të garonim me siglat e partisë tonë. Shpresojmë për një listë të përbashkët me PD. Do shohim të gjitha mundësitë për të maksimilizur votat. Mënyra më e mirë e mundshme është të gjejmë konsensus me PD. Nëse gjejmë konsensus dhe kushtet tona plotësohen kjo do të ishte më e mira.
Nëse dalim më vete mund të zhdukemi si parti, se di a mund ta themi. Edhe PPA dhe disa parti të tjera mund të kenë përfaqësues në parlament. Por s'është ky problemi sepse dëmtohet koalicioni. Pyetja për partitë aleate besoj se do jetë nga të gjithë njëlloj, s'mund të thotë dikush nga ne se unë synoj 4 ose 5", tha Duka në Report Tv.
Ndërkaq ai ka shtuar se mazhoranca e ka shkelur marrveshjen e 5 qershorit, por shton se Kodi i ri Zgjedhor "favorizon zgjedhje të mira".
Nafije dybeku i leshitlikes ne braktisje totale nga elektorati dhe nga aleatet, shkofte ne te s'emes
PërgjigjuMjaft se na u bere syfyre o goni. Ike lere politiken dhe partine e hales agrare,shif bisnesin,ktheju ne parimet qe ke patur,ne vlersimet dhe ne esencen shqiptare qe ke reflektuar pa u marre me zagaricen politikë o Goni......
PërgjigjuKur shof ke fotografia duken 4 flamur. Një flamuri kombetar =
Përgjigju