Përgjaket derbi, disa të lënduar nga përleshja mes tifozëve! Partizani fiton ndaj Tiranës 2-1 (VIDEO)

TIRANË- Partizani fitoi përsëri, por kësaj radhe stadiumi Selman Stërmasi u përgjak për shkak të përplasjeve mes tifozëve kryeqytetas. Entuziazmi i papërmbajtshëm i tifozëve të cilët u duk qartë në rrugët e kryeqytetit, u shfry një orë përpara fillimit të ndeshjes, aty ku në fillim me ofendime, e më pas me dhunë dy tifozeritë u përplën në sheshin mbrapa njërës prej portave të stadiumit me sende të forta, flakadanë dhe tymuese. Disa tifoza u lënduan nga përleshja fizike ndërkohë u desh ndërhyrja e FNSH dhe efektivëve të Policisë që të qetësonin situatën kaotike të krijuar pasditen e sotme në stadium.

100 policë privatë nuk mundën dot të mbajnë dot 8089 tifozë të pranishëm në Selman Stërmasi. Ndërkohë situata vijoi edhe në fushë. Në të dyja palët flakadanë, sharje dhe ofendime. Si tifozët e Tiranës dhe Partizanit sulmuan me shishe plastike lojtarët kundërshtarë ndërsa një koreografi tepër e rëndë e vendasve ra në sy, dy persona me yll të kuq mbrapa të varur në litar. Ata simbolizonin tifozë të Partizanit ose siç ashtuquhen nga tifozët e Tiranës ‘’komunistë.’’

Por pavarësisht të gjithave, Partizani ia doli të fitojë përsëri, kësaj radhe derbin numër 154. Për të 18- tën ndeshje radhazi, të kuqtë nuk mposhten nga Tirana, me këta të fundit të cilët nuk fitojnë prej 10 shkurtit të 2014.

William Cordero dhe Solomon menduan për fitoren e Partizanit, të cilët mbyllën hesapet e ndeshjes që në pjesën e parë. I mjaftuan 6 minuta ekipit të trajnerit Lerda që ta shihte veten në avantazh të dyfishtë. Tirana u kujtua vonë, ndërsa në pjesën e dytë Edon Hasani shënoi me fat pas një devijimi të një goditje nga këndi. Kaq mjaftuan që Partizani të dalë sërish fitues nga derbi i kryeqytetit, i cili kësaj radhe la shenjë të hidhur, për shkak të dhunës së tifozëve. Ndërkohë presidentët e klubeve kryeqytetase janë thumbur nga gazetarët jashtë stadiumit kryesisht për vazhdimësinë e trajnerëve. Gazmend Demi i të kuqve është shprehur për Lerdan se nuk ka thënë që ai do shkarkohej në rast humbjeje por ka kritikuar skuadrën pasi priste më shumë gola ndërsa Refik Halili deklaroi se problemi i Tiranës është tek drejtuesit dhe se edhe për Adrian Memën apo lojtarët do të bëhet një rishikim i plotë për ekipin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:33
Humbja me Partizanin, Refik Halili: Çfarë nuk ndodh, problemin e kemi tek drejtuesit

Presidenti i Tiranës Refik Halili është shprehur pas ndeshjes për mediat se pas kësaj ndeshje me Partizanin mund të ndodhë gjithçka në ekip. 

Ai është shprehur për trajnerin Adrian Mema se ''çfarë nuk bën vaki'' tek Tirana pas kësaj humbje 1-2 ndaj të kuqve. Ndërkohë ai është shprehur se ka shumë besim tek skuadra por jo tek drejtuesit. 

"Unë kam besim të plotë tek skuadra por duhet të punojmë si ekip dhe t'i marrim gjërat shtruar. Por duhet të shohim tek drejtuesit sepse mendoj se tek ata e kemi problemin, do të marrim masa ndaj tyre. Ndërsa disa lojtarë do i çojmë tek ekipi B dhe nuk do të luajnë më kurrë tek ekipi kryesor. Duhet të rishikohen shumë gjera në këtë ekip pasi pas kësaj ndeshje asgjë nuk është e sigurt''- shtoi Halili.

Ora 21:17
Partizani triumfon 2 - 1 në derbin ndaj Tiranës, festa e ftubollistëve (FOTO-VIDEO)

Partizani ka fituar derbin e kryeqytetit me Tiranën. “Të kuqtë” e kanë siguruar fitoren që në pjesën e parë, me dy gola të shënuar nga Melo 28′ dhe Solomon 34′. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa a parë. Në pjesën e dytë, Tirana ashtu si në të parën, ka zhvilluar volum loje por goli i vetëm i bardhebluve ka ardhur në minutën e 79- të me autor shkodranin Edon Hasani.

Ora 21:10
Shkarkim i trajnerit në rast humbje? Gaz Demi: Nuk e kam thënë, është vetëm fillimi (VIDEO)

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi ka folur pas fitores së skuadrës së tij në derbin përballë Tiranës. Ai ka deklaruar se nuk kishte thënë se trajneri italian Lerda do të largohej në rast humbje me Tiranën dhe se kjo fitore sipas tij është vetëm fillimi i kampionatit. Më tej ai ka shtuar se "Skuadra nuk më pëlqeu. Duhet të kishte shënuar gola të tjerë''- duke kritikuar rastes e shpërdoruara nga ekipi i tij.

Kreu i klubit të kuq shoqërohej nga zv.kryeministri Erion Braçe në këtë sfidë dhe ka festuar bashkë me të në tribunën VIP.

Ora 20:43
Ngushton diferencat Tirana, Edon Hasani shënon për bardheblutë (VIDEO)

Edon Hasani ngushton diferencat për Tiranën, duke e çuar rezultatin në 1-2. Edhe disa minuta nga përfundimi i ndeshjes dhe pikërisht ky gol ka rikthyer shpresën tek kampi bardheblu që të paktën nga kjo sfidë të dalin pa humbje. Mesfushori shtatshkurtër ishte në vendin e duhur kur një krosim u devijua dhe pikërisht Hasani e dërgoi me këmbë topin drejt rrjetës.

1569783040_1569782708WhatsAppImage20190929at185153.jpeg

Ora 19:55
Tirana po humb, tifozat e nxjerrin inatin tek flamuri i Partizanit (VIDEO)

Tifozat e KF Tiranës kanë djegur flamurin e Partizanit si shenjë hakmarrje ndaj humbjes së radhës të cilët bardheblutë po marrin. Duket se tifozat e Tiranës duan shkak për të nxjerrë inatin e tyre si dhe pse jo për të hapur një konflikt të ri. 

Flamurit të Partizanit iu vu flaka me një flakadan nga tifogrupi Fanatics por Policia ndërhyu për mos lejuar djegian e mëtejshme të flamurit kuqeverdhë.

Ora 19:45
Tension në fushë.. kësaj radhe mes lojtarëve, tifozat e Tiranës hedhin shishe në fushë

Është ndalur për pak sekonda derbi për shkak të një lëndimi të lojtarit të Partizanit, Lorenc Trashi. Por kjo ka acaruar lojtarët e Tiranës të cilët kanë protestuar për vendimin e gjyqtarit Meta. Ndërsa tifozët e tyre bardheblu i kanë shoqëruar duke hedhur shishe plastike në fushë me qëllim për të goditur lojtarët e Partizanit. 

Ora 19:34
Partizani nuk ndalet, Solomon shënon golin e dytë (VIDEO)

Bomberi i Partizanit ka shënuar dhe golin e dytë në pak minuta për skuadrën e tij. Tifozët nuk përmbahen nga entuziazmi. Një krosim nga e majta e mbrojtësit Mala është shfrytëzuar më së miri nga 9-shi i të kuqve për të kaluar këtë sfidë në avantazh të dyfishtë, brenda gjashtë minutave dhe për t'i dhuruar ekipit dhe trajnerit Lerda një gol qetësie. 

1569779332_WhatsAppImage20190929at19.42.50.jpeg

 

Ora 19:30
Partizani zhbllokon derbin, 0-1 në Selman Stërmasi (VIDEO)

Partizani ka shënuar golin e parë të sfidën me William Cordero. Ka qenë pikërisht mesfushori i cili ka përfituar pas një mosmarrëveshje mes dy mbrojtësve të Tiranës, dhe Cordero i cili çon topin mbrapa shpinës së Ilion Likës.

 

Ora 19:25
Zbulohet tifozi special i Tiranës në derbin përballë Partizanit


Aktori i Portokallisë, Ledio Lako ndodhet në stadiumin 'Selman Stërmasi' në mbështetje të ekipit të Tiranës. I veshur me fanellën bardheblu ai është fotografuar mes tifozëve të 24 herë kampionëve të vendit.

Ora 19:22
Tiranë e nis në sulm, Partizani nuk lejon prekjen e rrjetës


Minutat e para të ndeshjes derbi po flasin më shumë për Tiranën që ka krijuar disa raste të mira për shënim, por nuk ka arritur që të finalizojë, falë edhe mbrojtjes së Partizanit.

Ora 19:19
Tribuna VIP/ Braçe krah Gaz Demit, Halili e 'sfidon' me Dukën


Ashtu sikur ndodh në cdo ndeshje, edhe sot nuk kishte si të mungonte Erjon Braçe që është në krah të Presidentit të Partizanit Gaz Demi duke ndjekur derbin, ndërsa në krahun tjetër, Refik Halili e sfidon homologun e tij me kreun e FSHF-së, Armand Duka.

Ora 19:13
Ndizet derbi në tribuna, flakadanët nga të dyja kampet skuqin Selman Stërmasin (FOTO)

Pas incidenteve të dhunshme, duket se përplasjet mes tifozave nuk do të ndalen këtu. Fill pas fillimit të ndeshjes të dyja tifozeritë përkatëse kanë filluar spektaklet në tribunat përkatëse. Mësohet se tymuese janë hedhur edhe në fushë por që zjarrfikësit kanë ndërhyrë shpejt për të spastruar fushën. 

 

Ora 19:10
Ëmbëlsira pas luftës në derbi! Surpriza e Tiranës në tribunën VIP dhe hilja për Partizanin

Tirana është organizatorja e derbit.  Në tribunën VIP drejtuesit kishin vendosur disa ëmbëlsira për pjesëtarët e klubeve, por organizatorët kanë zgjedhur ëmbëlsira më të madha për vete dhe më të vogla për të Partizanit.

 

Ora 19:00
Koreografia në tribunë, bardheblutë ''varin'' të kuqtë në litar

Një koreografi tepër e rëndë është shfaqur në fillim të derbit, në tribunën afër së cilës ndodhi dhe përleshja e përgjakshme mes dy tifozerive. Në banderolën të cilën shfaqet në tribunë, shfaqen dy persona me yllin e kuq mbrapa, shenjë cila për 45 vite ishte simbol i komunizmit në Shqipëri. Tifozat e Tiranës i akuzojnë ata të Partizanit si pasardhës të komunistave, duke ditur se dhe ekipi i kuq është krijuar në vitet e regjimit. Por banderola të cilët sot kanë provuar tifozat bardheblu është tepër e rëndë dhe e ndjeshme për këdo që e sheh. 

Por pikërisht regjimi komunist, ishte i njohur për dënimet me varje në litar, dhe kjo është një shfaqje tepër e rëndë në Selman Stërmasi

1569777222_1569777137pankartatifozet.jpg

Ora 18:50
Publikohen formacionet e Tirana- Partizani, djali i Presidentit dhe Karabeci e nisin nga stoli

Janë publikuar formacionet e ndeshje Tirana- Partizani kur pritet dhe pak të fillojë kryesfida e javës së Superligës. Bardheblutë startojnë me Ilion Likën në portë. Në mbrojtje Kërçiku, Osmani, Vangjeli dhe Hoxhallari, në mesfushë Batha, Hasani dhe Torassa ndërsa në sulm Cobbinah dhe Cale të cilët do të mbështesin qendër sulmuesin Ngoo. Në sy bie mungesa e Karabecit dhe Albi Dokës në fushë, të cilët do të duhet ta nisin ndeshjen nga stoli. Po ashtu dhe Grent Halili, djali i Presidentit Refil Halili është ulur në stol. 

Ndërkohë nga ana tjetër Partizani starton Alban Hoxhën në portë i cili është dhe kapiten i të kuqve. Më pas në mbrojtje Trashi, Belica, Bitri dhe Mala. Në mesfushë luajnë Romero, Cordiero dhe Broja ndërsa në sulm Çinari dhe Asani që mbështein 9-shin e të kuqve, Solomon.

Ora 18:44
'Përgjaket' derbi, tifozët e Tiranës dhe Partizanit zihen dhe përleshen në stadium (FOTO)

Derbi i kryeqytetit ka startuar me një ngjarje të turpshme, që nuk ka aspak lidhje me futbollin, një përplasje të dhunshme mes disa tifozëve të të dy palëve, që prishi atë organizim fantastik për një ndeshje që synohet të jetë reklamë për futbollin në Shqipëri.

Ora 18:38
100 policë privatë për 8 mijë tifozë, përplasja në stadium filloi prej ofendimeve (VIDEO)

100 policë privatë ishin planifikuar të mbarëvanin derbin e kryeqytetit. Që do të thotë se 1 polic privat duhet të kujdesej për 80 tifozë. Duket ditur armiqësinë mes dy tifozerive, këta 100 policë nuk mundën të ndalonin përleshjen e madhe që ndodhi mes tifozëve dhe për këtë arsye është parë e detyrueshme ndërhyrja e uniformave blu të Policisë si dhe FNSH. 

Ndërkohë gazetari i Report Tv Ernest Koçi zbulon se sherri ka filluar fillimisht në distancë me ofendime mes tifozave të Tiranës të cilët ndodhen në tribunën E, F, D1 dhe D2 ndërsa ata të Partizanit, afër portës ''lindore'' ose në tribunat H1 dhe H2. Më pas në sheshin mbrapa portës ka ndodhur e gjithë përleshja ku mësohet se ka pasur lëndime të mëdha deri në gjakderdhje. 

1569775780_15697754667ok.jpg

Ora 18:31
Përplasja mes tifozëve, FNSH dhe Policia marrin në dorë derbin e kryeqytetit (VIDEO)

Pas përlasjes masive e cila ndodhi një orë para fillimit të derbit Tirana- Partizani, FNSH dhe Policia ka hyrë në stadium për të mbarëvajtur ndeshjen. Duket se është e pamundur që disa policë privatë të mbajnë për 90 minuta 8089 tifozë të cilët do të ndjekin derbin sot. Uniformat blu dhe FNSH janë pozicionuar kryesisht para tribunës ku ndodhen tifozët e Partizanit, për të mos pasur më përplasje me ata të Tiranës të cilët sot janë në shumicë. 

Ndërkohë Report Tv siguron pamje të uniformave blu dhe FNSH brenda stadiumit kryeqytetas. 

 

Ora 18:13
Përleshje në fushë, tifozat e Tiranës dhe Partizanit goditen me flakadanë e sende të forta (VIDEO)

Entuziazmi ia ka lënë vendin sharjeve dhe tensioneve mes dy tifozerive. Report Tv mëson se mes tifozave të Tiranës dhe Partizanit janë përleshur në fushë, në zonën mbrapa portave duke hedhur sende të forta dhe flakadane. Situata ka zgjatur për disa momente, dhe ka ndodhur pikërisht mbrapa portës ku janë vendosur tifozët ''miq'' të Partizanit. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo jo nga sherri masiv i cili përfshiu për pak çaste stadiumin Selman Stërmasi. Ndërkohë policët privatë të cilët ndodheshin brenda stadiumit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe pse mësohet se e kanë patur të vështirë. Pas disa çastesh situata është qetësuar dhe pritet të fillojë ndeshja. 

Ora 18:11
Spektakli para ndeshjes, Ultras Guerriles të Partizanit marshojnë drejt stadiumit

Tifozat e Partizanit kanë filluar spektaklin para ndeshjes në Selman Stërmasi. Ultras Guerrils kanë marshuar drejt stadiumit duke kënduar në grup si dhe duke bllokuar një nga rrugët e kryeqytetit. 

Ora 17:06
Pak orë para derbit, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Tirana- Partizani

Të gjitha biletat të cilat ndodheshin në biletarinë afër ''Selman Stërmasit janë shitur, ndërkohë në orën 17:00 hapen dyert për tifozët

Katër orë para derbit të kryeqytetit është mbyllur sporteli i biletarisë pranë ''Selman Stërmasit'' pasi të gjitha biletat janë shitur. Duket se interesi për ndeshjen është tepër i madh dhe dyert e stadiumit do të hapen dy orë para ndeshjes, në 17:00 për të shmangur rradhët e gjata në stadium.

Gazetari i Report Tv, Ernest Koçi bën me dije se janë shitur 8089 bileta, nga të cilat 1818 mijë i përkasin ekipit ''mik'' Partizanit, dhe pjesa tjetër 6271 mijë vendasve të Tiranës. Vlen për t'u përmendur fakti se pas shumë kohësh në këtë derbi, Tirana përballet ndaj Partizanit duke qenë më lart në renditje se të kuqtë, edhe pse bardheblutë kanë 5 vite që nuk fitojnë ndaj rivalëve të tyre të përjetshëm, saktësisht nga 10 shkurti i 2014. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jabanxhiu qe bo ligjin te shpija tirones: 29/09/2019 22:20

    Hahah erdhen per trima ene ngelen peng dy veta.dru me pre hahahah.ishalla su kan thy brinjet atyre dy fanapjeshkave se do dalin ne pun neser ne ndertim

    Përgjigju
  • Populli: 29/09/2019 21:44

    Shoku. enver ishte per ket milet.

    Përgjigju
  • Paqesori: 29/09/2019 19:40

    Paskan dale kafshet nga kafazi. Kane 30 vite qe e hane ne vend te keq edhe nuk jane cuar kurre per veten dhe te ardhmen e tyre por dalin si kafshet edhe rrihen per ndeshje qe jane vulosur ne tavoline.

    Përgjigju
  • Tirons: 29/09/2019 19:28

    O sa mir me qen cerr oe oe.Per Bracen ishte fjala

    Përgjigju
    • Aqif Kopertoni: 30/09/2019 07:40

      Cerr,cerr po e hengri tirona

  • KritikAbsolut: 29/09/2019 19:28

    Kafshet duhet te qendrojne ne kafaz

    Përgjigju
  • sapa: 29/09/2019 19:18

    Sa mire do ishte qe gjithe kete energji ta shfrytezonin kunder politikes kriminele dhe jo per nje top futbolli!

    Përgjigju
  • Erald: 29/09/2019 19:05

    Po e ruajne gazin lotsjelles per protestat

    Përgjigju
  • demi: 29/09/2019 18:43

    Shikoni cfar idjotesh tifoze....

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/09/2019 18:35

    Është dashur që Kjo ndeshje të ndalohet sapo lugetrit kan zbritur në fushë...!

    Përgjigju
  • Sam: 29/09/2019 18:34

    Nuk po shikojme zv.kryeministrin Br-r-r ace te therase apo luftoje per ekipin e tij;por as nuk dijme ne se luajne ekipet apo luftojne ata??!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja