Me gjithë humbjet në ekonomi për shkak të COVID -19, Italia është një nga partnerët strategjik të vendit, sa i takon tregtisë së mallrave. Bazuar në të dhënat e INSTAT, Shqipëria ka blerë nga Italia në vitin 2020 mallra me vlerë 1.2 miliardë euro, me një rënie prej 99.2 milionë euro në raport me vitin 2019.
Ndërsa Italia ka blerë nga ne mallra me vlerë prej 1 miliardë eurosh, me një tkurrje prej rreth 160 milionë euro. Shkak për këtë rënie është bërë më së shumti ulja e porosive sa i takon sektorit fason, dhe rënies së aktivitetit të modës atje. Por pavarësisht kësaj luhatje, dhe bllokimit ekonomik si pasojë e pandemisë, Italia mbetet shteti kryesor dhe në vend të parë me të cilën kemi më shumë shkëmbime tregtare.
Partneri i dytë pas Italisë është Turqia, nga e cila në vitin e kaluar kemi blerë 470,8 milionë euro mallra nga 550.9 milionë euro që blemë në vitin 2019. Ndërkohë që i kemi shitur rreth 8.2 milionë euro më shumë se para dy vitesh, ose rreth 24,9 milionë euro.
Ndërsa me 2 aleatët e tjerë kryesor tregtar, Gjermaninë dhe Greqinë nuk ka pasur rënie të tregtisë por rritje të lehtë. Konkretisht kemi importuar nga Gjermania 378,7 milionë euro dhe kemi eksportuar 130 milionë euro, ndërsa nga Greqia kemi marrë në 2020 mallra me vlerë 442,5 milionë euro dhe kemi eksportuar 107,3 milionë euro.Gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të INSTAT rritje e eksporteve është regjistruar edhe me Maqedoninë e Veriut me 3,4 %. Tregtia në total në vitin e kaluar regjistroi një rënie me 9%.
IMPORTI ME ITALINË
Viti 2020 151.978/ 1.2 mld euro
Viti 2019 164.188 / 1.3 mld euro
Diferenca -12.210 / 99.2 mln euro
IMPORTI ME TURQINË
Viti 2020 57.943 / 470,8 mln euro
Viti 2019 67.797 / 550,9 mln euro
Diferenca -9.854 / 80 mln euro
IMPORTI ME GJERMANINË
Viti 2020 46,601 / 378,7 mln euro
Viti 2019 46,482 / 377,7 mln euro
Diferenca +119 / 967 mijë euro
IMPORTI ME GREQINË
Viti 2020 54,454 / 442,5 mln euro
Viti 2019 54.336 / 441,5 mln euro
Diferenca +118 mln / 958,9 mijë euro
EKSPORTI ME ITALINË
Viti 2020 123,510 / 1 mld euro
Viti 2019 143,105 / 1,1 mld euro
Diferenca -19.595 / 159,2 mln euro
EKSPORTI ME TURQINË
Viti 2020 3,073 / 24,9 mln euro
Viti 2019 2,055 / 16,6 mln euro
Diferenca +1,018 / 8,2 mln euro
EKSPORTI ME GJERMANINË
Viti 2020 16,008 / 130 mln euro
Viti 2019 14.190 / 115,3 mln euro
Diferenca +1,818 / 14,7 mln euro
EKSPORTI ME GREQINË
Viti 2020 13,211 / 107,3 mln euro
Viti 2019 12,781 / 103,8 mln euro
Diferenca +430 mln / 3,4 mln euro