Pas mesnatës të së shtunës, katër të rinj i janë përgjigjur me zjarr thirrjes së policisë për të ndaluar për një kontroll të automjetit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në Kamëz, në një nder rrugët e zonës së Laknasit.
Efektivët e komisariatit nr 5 i kanë bërë me shenjë drejtuesit të automjetit që të ndalonte, por personat që ndodheshin në makinë kanë hapur zjarr në drejtim të tyre e më pas janë larguar me shpejtësi.
Policia ka sekuestruar automjetin, i cili u braktisë pak momente pas shkëmbimit të zjarrit. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, bëhet e ditur se policia ka shoqëruar në komisariat dy persona.
/Shqiptarja.com