4 qytetarë humbin betejën me COVID në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 992 raste të reja infeksioni! 194 pacientë të shtruar në spital, 32 në gjendje të rëndë

4 qytetarë humbin betejën me COVID në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 992 raste të reja infeksioni! 194 pacientë të shtruar në spital, 32 në gjendje të rëndë

Spitali infektiv

Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend, si pasojë e COVID, ndërsa janë regjistruar 992 raste të reja infeksioni.

Fatkeqësisht nuk mundën të fitonin betejën me COVID: një qytetare nga Lezha 60 vjeç, një qytetare nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Berati 73 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 79 vjeç.

Kanë rezultuar pozitivë me COVID: 341 raste në Tiranë, 96 raste në Shkodër, 77 raste në Durrës, 40 raste në Lushnje, 34 raste në Elbasan, 33 raste në Fier, 25 Malësi e Madhe, 23 raste në Kamëz, 22 raste në Lezhë, Sarandë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, 19 raste në Kukës, Vlorë, 16 raste në Kurbin,  15 raste në Gjirokastër, 12 raste në Gramsh, 11 raste në Vorë, 10 raste në Has, Librazhd, 9 raste në Mallakastër, Dimal, 7 raste në Shijak, Devoll, 6 raste në Mat, Pogradec, Peqin, 5 raste Vau i Dejës, Patos, Libohovë, Skrapar, 4 raste në Bulqizë, Divjakë, 3 raste në Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Delvinë, Korçë, Cerrik, Belsh, 1 rast në Fushë-Arrëz, Klos, Selenicë, Dropull, Kolonjë.

Duket se është përkeqësuar edhe situata në spitale, ku sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga 194 pacient të shtruar, në gjendje të rëndë janë 32, nga 13 një ditë më parë.

Janë 12,744 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

843 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,122 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (15 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        992

Të shëruar në 24 orë      843

Të shtruar në spitale       194

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 5,480

 

Testime totale              1,131,553

Raste pozitive               159,423

Raste të shëruara           144,122

Raste Aktive                  12,744

Humbje jete                     2,557

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5,446

Shkodër          1,429

Durrës             1,114

Fier                  1077

Vlorë               799

Lezhë              685

Elbasan           639

Berat               510

Korçë               302

Kukës              280

Gjirokastër      254

Dibër                209

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?