4 shqiptaret e famshme bashkë për të përfaqësuar nga vijnë?! Rita Ora 'shkrin akullin' me Dua Lipën: Një këngë me të, Bebe Rexhën dhe Ava Max

4 shqiptaret e famshme bashkë për të përfaqësuar nga vijnë?! Rita Ora 'shkrin akullin' me Dua Lipën: Një këngë me të, Bebe Rexhën dhe Ava Max

Ava Max, Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha

Është folur gjatë në mediet britanike, për marrdhënien "e acartë" të dy yjeve të muzikës pop, shqiptareve Rita Ora dhe Dua Lipa, por tanimë duket se situata po ndryshon. Këngëtarja e hitit "Hot Right Now" siç shkruan "The Sun" ka "shtrirë dorën" për një bashkëpunim në një projekt muzikor të përbashkët, me dy këngëtaret e tjera të njohura Bebe Rexhan dhe Ava Max. Një këngë që do të bënte bashkë katër artistet e famshme shqiptare, e njëherazi Shqipërinë e Kosovën. Realizimin e saj, Ora shpreson ta bëjë të mundur duke vendosur kontatin me Duan.
Sa i përket suksesit të këngëtareve që vijnë nga Europa Juglindore Rita është shprehur se "Tani që kemi Dua Lipën si dhe Bebe Rexhën, është diçka e mrekullueshme".


"Mendoj se është diçka e natyrshme që na krahasojnë, sepse nuk ka shumë prej nesh që vijnë nga ajo pjesë e botës. Por ne nuk mund të ishim më ndryshe, ne të treja", u shpreh Rita Ora.


Më tej këngëtarja shqiptare nga Kosova u pyet nëse ishin bërë ndonjëherë  të gjitha bashkë.


 “Po, me Ava Max dhe Bebe Rexhën. Ende jo me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjithë do të bënim diçka së bashku, për të përfaqësuar"

 

Në një intervistë në podcastin "Not Skinny But Not Fat", Rita vazhdoi zbuloi se e famshmja e saj e preferuar nuk është asnjë prej këtyre këngëtareve, por dikush me të cilën gjasat e një bashkëpunimi janë të pakta.


 “A e dini se kë po pëlqej? Coleen Rooney. Ajo është e martuar me Wayne Rooney dhe është si idhulli im", u shpreh Ora.
 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë