4 shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë kapur në Itali, Gjermani dhe Francë, pasi ata janë të dënuar në Shqipëri për vepra të ndryshme penale si: Plagosje e rëndë me dashje, prodhimi dhe shitja e narkotikëve, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit, vjedhje si dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.
Në bashkëpunimit me autoritetet italiane, u ekstradua nga Italia, Bekim Lekaj, 30-vjeç, banues në Tropojë. Ai është dënuar me 8 vjet, 2 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Po ashtu, u ekstradua nga Stuttgart, Gjermania, Romario Kapidani, 28-vjeçari nga Durrësi, pas ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 8 muaj burgim.
Gjithashtu,u ekstradua nga Dusseldorf, Gjermania, dhe 29-vjeçari Ervis Martini alias Ervis Krasniqi, 29 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
U ekstradua nga Franca, dhe 30-vjeçari Deivis Jaho,lindur në Kamzë.
Jaho ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor''.
Këta persona u ekstraduan drejt vendit tonë me qëllim vuajtjen e dënimeve përkatëse.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.6%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 481
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Itali/ Shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta vrasë me aksident pas ndjekjes në rrugë! Kapet në arrati, i nxori makinën nga rruga, vajza plagoset
24 Janar, 15:42
Ky Ervis Martini mos eshte ai...i Bllokut,me bashkejetuese ate kengetaren,qe sa plasi koburja i hipi avionit se kishte nje vidioklip per te bere jashte shtetit?
Përgjigju