4 të shumëkërkuar ekstradohen nga Italia, Gjermania dhe Franca, mes tyre dhe Ervis Martini, të dënuar për plagosje, trafik droge dhe vjedhje

4 të shumëkërkuar ekstradohen nga Italia, Gjermania dhe Franca, mes tyre dhe Ervis Martini, të dënuar për plagosje, trafik droge dhe vjedhje

Foto ilustruese

4 shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë kapur në Itali, Gjermani dhe Francë, pasi ata janë të dënuar në Shqipëri për vepra të ndryshme penale si: Plagosje e rëndë me dashje, prodhimi dhe shitja e narkotikëve, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit, vjedhje si dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në bashkëpunimit me autoritetet italiane, u ekstradua nga Italia, Bekim Lekaj, 30-vjeç, banues në Tropojë. Ai është dënuar me 8 vjet, 2 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.  

Po ashtu, u ekstradua nga Stuttgart, Gjermania, Romario Kapidani, 28-vjeçari nga Durrësi, pas ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 8 muaj burgim.

Gjithashtu,u ekstradua nga Dusseldorf, Gjermania, dhe 29-vjeçari Ervis Martini alias Ervis Krasniqi, 29 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

U  ekstradua nga Franca, dhe 30-vjeçari Deivis Jaho,lindur në Kamzë.

Jaho ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor''.

Këta persona u ekstraduan drejt vendit tonë me qëllim vuajtjen e dënimeve përkatëse.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaso bregu: 25/06/2022 18:50

    Ky Ervis Martini mos eshte ai...i Bllokut,me bashkejetuese ate kengetaren,qe sa plasi koburja i hipi avionit se kishte nje vidioklip per te bere jashte shtetit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?



×

Lajmi i fundit

Rama publikon shifrat: 76 mijë turistë nga SHBA kanë vizituar vendin tonë në këto 7 muaj! 13 mijë vizitorë kanë ardhur nga Kandaja

Rama publikon shifrat: 76 mijë turistë nga SHBA kanë vizituar vendin tonë në këto 7 muaj! 13 mijë vizitorë kanë ardhur nga Kandaja