4 vjedhje brenda janarit, arrestohen dy lezhjanët e shpallur në kërkim

4 vjedhje brenda janarit, arrestohen dy lezhjanët e shpallur në kërkim

Foto ilustruese

LEZHË - Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Lezhës pasi ishin shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë  E. U.,19 vjeç dhe E. C.,16 vjeç, të dy banues në Lezhë ndërsa mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim dhe "Moskallëzimi i krimit".

Këta dy të rinj sipas policisë janë përgjegjës për një një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit janar 2020.

Konkretisht:

-Më datë 25.01.2020 kanë vjedhur në një servis, në autostradën Lezhë-Milot, disa vegla si: pistoletë e madhe ajri e gomisterisë, 3 pistoleta ajri të vogla, 2  gurë fresibël dhe 2 trapanë, me vlerë rreth 2500 euro

 -Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në ambientet e Kryqit të Kuq në Lezhë disa artikuj ushqimorë.

 -Më datë 14.01.2020, në lagjen "Besëlidhja", Lezhë, kanë thyer xhamin e makinës tip "Opel", në pronësi të shtetasit Gj. F., me qëllim për të vjedhur.

 -Më datë 04.01.2020 kanë vjedhur me thyerje dyqanin e firmës Brunes Sh. P. K., ku kanë marrë serverin e kamerave të vëzhgimit dhe një celular.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Myrto Uzuni mbetet në La Liga, e kërkon ish-skuadra e Sadikut

Myrto Uzuni mbetet në La Liga, e kërkon ish-skuadra e Sadikut