4 vjetori i FRD, Topi: Lindi si
nevojë e kohës, nuk u mirëprit

4 vjetori i FRD, Topi: Lindi si<br />nevojë e kohës, nuk u mirëprit
Partia Fryma e Re Demokratike ka festuar sot 4 vjetorin e themelimit të saj, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Kryetari i FRD-së Bamir Topi tha gjatë fjalës së tij se FRD ka qenë dhe do të jetë e pozicionuar në qendrën e djathtë duke e cilësuar themelimin e saj si nevojë të kohës.
 
Teksa bëri një retrospektivë të zhvillimeve të partisë, Topi u shpreh se FRD nuk u mirëprit nga një pjesë e politikës, por mori parasysh një sërë risqesh.
 
"Shumë shpejt u kuptua fobia për këtë forcë të re politike, të manifestohet me përdorimin e gijotinës së komisioneve politike, duke e lënë FRD jashtë parlamentit," tha Topi ndërsa shtoi se i nevojshëm korrigjimi i ligjit të zgjedhjeve.
 
Në fjalën e tij kreu i FRD-së u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke deklaruar se drejtësia fillon tek e drejta e votës.

"Është diskutuar dhe është në fokus çështja e reformës në drejtësi. FRD ka shpalosur propozimet e veta në mënyrë zyrtare duke e konsideruar reformën në drejtësi një çështje jetike për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Drejtësia fillon tek e drejta e votës. Vetëm duke patur institucion korrekt të zgjedhjeve kam besim te ecuria e reformës," tha Topi.


Në fund të fjalës së tij ai tha se është jetike që t'i hapet më shumë hapësirë bashkëpunimit me të rinjtë në të gjitha partitë politike.

Topi kujtoi se “në dy vitet e fundit të periudhës si President i Republikës u përballa me sulme të padenja të paprincipta. Sulme mjaft violente nga maxhoranca e kohës. Nuk dëshiroj t’i kthehem një kapitulli që tashmë është i mbyllur. Pikërisht këtu gjeta një motivim të fortë për të vazhduar politikën.”


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atl. Madrid shënon në limite dhe kërcënon Realin, Alvarez i nderon me tri pikë! Fiton Villarreal

VIDEO/ Atl. Madrid shënon në limite dhe kërcënon Realin, Alvarez i nderon me tri pikë! Fiton Villarreal