4 vjetori i pavarësisë, pritet shiriti
ambasadës së Kosovës në Tiranë

4 vjetori i pavarësisë, pritet shiriti<br />ambasadës së Kosovës në Tiranë
Me rastin e 4 vjetori të pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha kanë prerë shiritin e inaugurimit, duke hapur zyrtarisht Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryeministri Thaçi e ka vlerësuar si një moment jashtëzakonisht të gëzuar hapjen e Ambasadës së Kosovës në Tiranë, duke falënderuar Qeverinë Shqiptare dhe Kryeministrin Berisha për këtë dhuratë, të bërë në ditën më historike për popullin e Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve.

“Ne jemi një komb, dy shtete dhe si dy shtete do jemi në NATO dhe BE, do të lëvizim edhe me fuqishëm në drejtim të zhvillimit dhe përparimit” tha kryeministri Thaçi.

Kryeministri Berisha, e ka cilësuar hapjen e Ambasadës së re të Kosovës në Tiranë, si një moment shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet vëllazërore midis dy vendeve.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë ka mision bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtarë, por ka edhe misionin tjetër kombëtar të kapërcimit me vendosmëri të të gjitha pasojave të krijuara gjatë një periudhe të gjatë ndarjesh kufizimesh bllokimesh të pamerituara” tha Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin