4 zakone toksike që ju pengojnë çdo ditë lumturinë dhe nuk jeni në dijeni

4 zakone toksike që ju pengojnë çdo ditë lumturinë dhe nuk jeni në dijeni

Foto ilustruese

Ne ju sugjerojmë të hiqni qafe 4 zakonet toksike që nuk ju lejojnë të shijoni lumturinë dhe ende nuk jeni në dijeni. Gjithsecili ka nevojë të punojë pak me veten kur vjen puna për gjërat që na vjedhin lumturinë. Është koha për të hedhur dritë mbi këtë çështje, sepse nëse e dini se çfarë po bëni gabim, është më e lehtë të ndërmerrni hapin e parë për ndalimin e vetëshkatërrimit dhe të krijoni vend për lumturinë.

Ju jeni i fshehtë me ndjenjat

Shpesh na thuhet se nuk duhet të shfaqim emocione të pakëndshme. Kjo histori i përket fëmijërisë, ku prindërit na thoshin “Mos qaj” ose “Mos u trishto për kaq gjë”. Fshehja e emocioneve negative mund të sjellë pasoja. Sipas ekspertëve, ju duhet t’i tregoni edhe emocionet negative, pasi në momentin që do të ndjeni ato pozitive, do të dini të bëni diferencën.

Mundoheni të jeni njeri perfekt

Ju mendoni se nëse nuk bëni gabime jeni një njeri perfekt. Kjo është e gabuar. Nga gabimet, mësojmë shumë në jetë. Ndonjëherë teksa gabojmë, ndjejmë edhe lumturi. Prandaj, mos e ndaloni veten aq shumë, pasi edhe nga gabimet mund të fitoni disa copëza lumturie.

Fajësoni cdokënd

Vonoheni në punë? Fajësoni trafikun. Nuk merrni asnjëherë përgjegjësitë për gabimet tuaja, por gjithmonë luani rolin e viktimës.

Mbani qëndrim

Së pari, mëria mund të kenë efekte negative në shëndet - nga depresioni i butë deri te problemet akute kardiovaskulare. Dhe është shumë e vështirë të jesh i lumtur kur je në depresion ose vuan nga probleme të zemrës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?