40 alibitë e Lulzim Bashës
për të shpëtuar nga reforma 

40 alibitë e Lulzim Bashës<br />për të shpëtuar nga reforma 
Raporti dhe qasja dyvjeçare e opozitës shqiptare ndaj reformës në drejtësi është një histori e shënjuar nga kushte, nervozizëm dhe alibi, të cilat kanë ndryshuar çdo javë, në varësi të konjokturave politike dhe presionit të ndërkombëtarëve. Prej dy vitesh, krerët e partisë më të madhe në opozitë, akuzojnë shumicën në pushtet për bllokimin dhe sabotimin e reformës në drejtësi. Por, listimi i disa prej kushteve të përjavshme të Lulzim Bashës, konfirmojnë të kundërtën. Shqiptarja.com rendin të paktën 40 kushte dhe justifikime të Lulzim Bashës, me anë të të cilave ka mundësuar shtyrjen dhe zvarritjen e reformës në drejtësi.

Dhe strategjia vazhdon. Vetëm gjatë kësaj jave, kryetari i Partisë Demokratike, me anë të përfaqësuesve të tij, ka artikuluar katër kushte të reja, për të shtyrë në kohë projektin kushtetues. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ndër të cilët edhe Oerd Bylykbashi, kërkuan që reforma zgjedhore të ecë paralelisht me reformën zgjedhore. Po gjatë kësaj jave, kur komisioni i posaçëm miratoi kapitullin e parë të projektit kushtetuese, përfaqësuesit e opozitës kërkuar aplikimin e numërimit dhe votimit elektronik të votave në zgjedhjet e 2017. Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njoftoi dorëzimin e një amendamenti në Kuvend, për dekusarizimin, me qëllim për të ndaluar rikandimin e Koço Kokëdhimës në zgjedhjet e 2017. Një tjetër përfaqësues i PD ka hedhur ditën e premte idenë që reforma të shtyhet pas zgjedhjeve të 2017. Është një ide, e cila sipas gjasave do të kthehet në kusht, gjatë ditëve në vijim.

A

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro