Një çift mjekësh në Spitalin Infektiv në Tiranë janë shembulli konkret i sakrificës së madhe familjare që po kryejnë në këtë kohë të vështirë por dhe i përkushtimit ndaj pacientëve me COVID-19.
Doktoreshë Nevila dhe doktor Arbër Gjermeni, kanë 40 ditë pa parë fëmijët e tyre që kur në vend filloi 'lufta' me koronavirusit dhe ati u gjendën në vijën e parë të frontit.
40 ditë pa parë vogëlushen e tyre vetëm 14 muajshe dhe djalin 10 vjeç, një sakrificë e madhe, ndërkohë që vajza është ende e vogël. Dhe kjo bëhet vetëm për të shpëtuar jetën e pacientëve të infektuar me COVID-19 si pjesë e përkushtimit të tyre dhe misionit fisnik që u dikton detyra.

Ministrja e Shëndetësisë përmes një statusi ka vlerësuar punën e tyre të madhe që po kryejnë me pacientët në Spitalin Infektiv.
"Prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga covid19 në spitalin Infektiv. Ata kanë plot 40 ditë pa i parë fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar dhe vogëlushen vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm", shkruan Manastirliu.
Komente


Bravo!! por pak e besueshme para se të duash gjithë dynjan duhet të duash familjen tende aq më tepër fëmijët, nqs nuk je për fëmijët e tu nuk je për asnjë njeri tjetër në botë.
PërgjigjuJua shpërbleftë Zoti, këta janë heronjë.
PërgjigjuEdhe Birisha asht hero ai po ban tan te mirat me luftue koronen