40 kg kokainë mes bulmetit
arrestohen 2 shqiptarë në Itali

40 kg kokainë mes bulmetit<br />arrestohen 2 shqiptarë në Itali
E bardhë si bora, por edhe si kosi, pikërishtë midis kosit dhe djathit ka qenë e fshehur kokaina, e transportuar nga dy shtetas shqiptarë.

Operacioni i zhvilluar nga policia e Firences dhe ajo e Piacencës, solli sekuestrimin e pothuajse 40 kg kokainë, me një vlerë prej 5 milion euro. Policia arriti të vërë nën arrest edhe dy shqiptarët që e transportonin, 47 dhe 52 vjec, rezident në Bergamo dhe titullarë të një aktiviteti transporti produktesh ushqimore.

Droga vinte nga Holanda dhe do ti dorëzohej disa klientëve në Toskanë, Emilia Romanja dhe Lombardia.

Hetimet nisën nga prokuroria e Piacencës, në tetor të vitit të shkuar, pas ndalimit të disa shpërndarësve të vegjël në provincën e Firences. Kokaina gjendej në kamionin që dy shqiptarët përdorini për transportin e bulmetit,e fshehur në kabinën e kamionit, poshtë dyshekut të një krevati. Konfeksioni që mbështillte kokainën mbante një erë të fortë mente, gjë që pengonte qentë antidrogë të nuhasnin kokainën. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës