40 studentë të Arteve ekspozojnë në FAP, Edmond Gjikopulli: Në tablo mbizotërojnë preokupimet e tyre sociale

Punët më të mira të 40 artistëve të degës së Pikturës në Kavaletë në janë ekspozuar sot për publikun në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura. Në preokupimet  e artistëve të rinj, nëpërmjet të cilave shpaloset edhe individualiteti i tyre, vjen nëpërmjet tablove edhe realiteti shqiptar. Ndonëse vëmendja kryesore është tek tematikat sociale, nuk mungojnë as ato për teknologjinë, apo artin e së shkuarës që ka lënë gjurmë të thella në pikturë. Pedagogu Edmond Gjikopulli flet për punët më të mira edhe kërkimet, që kanë bërë artistët e rinj për realizimin e tyre.

 “Kërkimet janë personale. Është mirë që të jetë kështu, sepse edhe puna jonë bazohet mbi shqetësimet që ka secili, preokupimet personale, mënyra se si e shikon jetën edhe shoqërinë. Pjesa më e madhe e punëve është me një preokupim social, ndërsa krahas kësaj tematike ka edhe tablo, estetike. Ne përpiqemi që prej secili të nxjerrim maksimalen prej tyre. Kjo është një shkollë që nxjerr artist, edhe arti nuk është profesion. Por ata janë të përgatitur edhe nga pikëpamja artistike, mësojnë teknika, që mund t’u shërbejnë edhe më shumë për punën”, shprehet pedagogu dhe piktori Edmond Gjikopulli.

Ndërsa studentët flasin për kërkimet e tyre, por edhe pritshmëritë që kanë për të ardhmen, në këtë fushë.

 “Jam për pikturë kavaletë, sepse kjo degë më përfaqëson në atë që unë dua. Zgjodha që të bëj botën e Van Gogut, prandaj sjell syrin e tij, për të treguar se si ai se sheh jetën. Duke u thelluar në botën  e tij, u mundova që ta sjell edhe unë në mënyrën time. Van Gogh është një ndër piktorët e mi të preferuar, prandaj kam dashur që të tregoj atë edhe veten”, shprehet studentja Bleona Hafësllari.

Për ne studentët e akademisë, nuk është e vështirë për të bërë një punë të tillë, mjafton që të kenë dëshirë edhe vullnet dhe çdo gjë arrihet. Kështu shprehet studentja Hygerta Duraku.

“Unë sjell pasqyrimin e një personi në pasqyrë. Kemi pasur një model edhe secili e ka realizuar në mënyrën edhe stilin e vet. Unë nuk është se i kam vajtur mbrapa kësaj dege, por asnjëherë nuk është vonë. E ndjej veten mirë, edhe pse nuk kam mbaruar lice, si studentët e tjerë. Në Shqipëri nuk është se ka ndonjë të ardhme të sigurtë, por mendoj se nëse je i aftë, shumë gjëra edhe mundet që t’i arrish”.

Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur për publikun në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: 41.5 % e shqiptarëve mendim pozitiv për Ramën! Berisha vetëm 21. 4 %

Sondazhi: 41.5 % e shqiptarëve mendim pozitiv për Ramën! Berisha vetëm 21. 4 %