40 vjeçari ndërron jetë pas mjekimit në spital, ishte përdorues i drogës! Procedohet penalisht mjekja

40 vjeçari ndërron jetë pas mjekimit në spital, ishte përdorues i drogës! Procedohet penalisht mjekja

Foto ilustruese

Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Durrës, ndërsa është vënë nën hetim në gjendje të lirë një mjeke, për veprën penale hetim të pakujdesshëm. Bëhet fjalë për mejken me iniciale P. K., 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal Durrës.

"Shijak - Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", shtetasen P. K., 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal Durrës.

Për këtë shtetase ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme vëllanë e tij, shtetasin E. M., 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në banesë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thotë policia.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 45 vjeçari ishte përdorues i drogës. Kallëzimi për të është bërë nga E. M., 31 vjeç, vëllai i pacientit që ka ndërruar jetë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
40 vjeçari që ka ndërruar jetë në shtëpi në Durrës ishte përdorues i drogës

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 40 vjeçari që ka ndërruar jetë në Durrës ka qenë përdorues droge.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku