4 persona janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Arrestimi i tyre u bë në dy operacione të ndryshme në kuadër të operacionit të koduar "Perimetri", ndërsa trafikantët merrni 400 euro për emigrant, për kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.
Konkretisht në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Podgorie, janë arrestuar J. D., 18 vjeç; R. P., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi në mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin R. P. dhe pasagjer shtetasin J. D., po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm.
Rasti i dytë i goditjes u bë në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u arrestuan E. M., 20 vjeç; J. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mjetin mjetin tip "Benz" po transportonin 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit 400 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.