Në një operacion të paprecedentë të përbashkët policor argjentino-rus si në një film hollivudian, gjashtë persona ranë në pranga në përpjekje për të trafikuar kokainë me vlerë 60 milionë dollarë nga Argjentina përmes postës diplomatike.
Që më 13 dhjetor 2016, ambasadori rus në Argjentinë, Viktor Koronelli, e kishte lajmëruar personalisht ministren argjentinase të Sigurisë, Patricia Bullrich, lidhur me zbulimin e disa pakove të dyshimta në aneksin e shkollës së misionit diplomatik në Buenos Ajres. Autoritetet argjentinase nuk humbën kohë dhe vendosën një skuadër prej 11 ekspertësh për të kontrolluar përbërjen e 12 valixheve të zbuluara nga rusët.
Ai ishte fillimi i hetimeve që zgjatën më shumë se një vit. Pasi morën konfirmimin se çantat ishin plot me kokainë të pastër dje në 2 të natës, për një total prej 389 kilesh, Bullrich, e cila shoqëroi një ekip të ekip të ekspertëve argjentinas në ambasadë, i dha udhëzime skuadrës së policisë që të nxitonte në tregun qendror për të blerë 400 kile miell.
Autoritetet argjentinase e dinin se kishin kohë deri në 6 të mëngjesit përpara se stafi të vinte në punë. Katër orët e mbetura u përdorën nga skuadra për ta zëvendësuar kokainën me miellin dhe për të vendosur gjurmues GPS brenda.
Kur ngarkesa mbërriti më në fund në Moskë me postën diplomatike, ministria e Brendshme ruse ishte gati për të vepruar dhe arrestoi tre persona. Në Argjentinë, autoritetet arrestuan dy anëtarët e tjerë të grupit të trafikut të drogës. Një tjetër person i cili është i përfshirë në këtë çështje është shpallur në kërkim, tha Bullrich. Sipas saj droga, me vlerë mbi 50 milionë euro, dyshohet se vinte nga Kolumbia dhe kishte si destinacion Evropën.
“Ne dimë gjithashtu se në Rusi droga është shumë e shtrenjtë,” tha ajo. “Mund të shërbente për Kupën e Botës në Rusi, ose mund të jetë për konsum normal dhe ne mendojmë gjithashtu se ka një anëtar të organizatës në Hamburg dhe se ai donte ta merrte një pjesë në Gjermani”.
s.k/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.7%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 1209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08
-
Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)
28 Nëntor, 19:01
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01
-
Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, ja çfarë simbolizon kjo festë
28 Nëntor, 19:01
-
Francë/ U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar
28 Nëntor, 18:48
-
I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën
28 Nëntor, 18:37
-
Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë
28 Nëntor, 18:33
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27