VLORE- Shkojnë në Bibliotekë për të lexuar, por edhe për të marrë libra me vete në shtëpi, por harrojnë t’i kthejnë sërish. Ky fenomen prej kohësh është kthyer në një shqetësim për drejtuesit e Bibliotekës “Shefqet Musaraj” në Vlorë.
Rreth 400 kopje librash mungojnë në këtë Bibliotekë, ndërsa rezulton se mjaft lexues nuk i kanë rikthyer librat prej vitesh.
Drejtori i Bibliotekës, Çlirim Hoxha, teksa bën një bilanc të librave që mungojnë u bën apel lexuesve për rikthimin e tyre në Bibliotekë.
I njëjti problem shqetësues vihet re në disa biblioteka të qytetit bregdetar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO