Kriza e shkaktuar nga konflikti në Iran mund të çojë në hedhjen në treg të sasisë më të madhe të rezervave të naftës në histori.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë (IEA) ka propozuar që në treg të hidhen rreth 400 milionë fuçi naftë për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës bruto, që janë rritur ndjeshëm pas përshkallëzimit të konfliktit në Iran. Lajmi u raportua nga Wall Street Journal.

Sasia e propozuar është më shumë se dyfishi i sasisë së zhbllokuar në vitin 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës, kur vendet anëtare të IEA hodhën në treg 182 milionë fuçi naftë.

Sipas gazetës amerikane, propozimi u diskutua gjatë një mbledhjeje urgjente të zyrtarëve të energjisë nga 32 vendet anëtare të agjencisë. Vendimi pritet të merret sot dhe do të miratohet nëse asnjë vend nuk kundërshton planin.


Lajmi kryesor:

Irani sulmon 3 anije në Hormuz: Bota duhet të përgatitet për naftën në 200 $ për fuçi! Godet bazat e SHBA në të gjithë Lindjen e Mesme! Shpërthim në aeroportin e Dubait