400 vende të lira për të rinjtë që duan FA! Fazat e aplikimeve dhe testimeve deri në mars, Bitri: Mundësi për karrierë

Çdo i ri, nga mosha 18 deri në 27 vjeç  i pakushtëzuar nëse nuk e ka bërë gjimnazin apo shkollën e lartë, mund të aplikojë për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura, si ushtar apo detar aktiv.

Për 400 vendet vakante komandanti i Akademisë së FA, Gjenerali Bilbil Bitri shpjegon 3 etapat e testimit që kandidatët duhet të kalojnë deri te rekrutimet.

“Faza e parë është e dokumentacionit, pastaj fillon përzgjedhja praktike bazuar në kritere që kalojnë në disa element kryesor që fillojnë nga përgatitja fizike apo aftësia fizike për të përballuar ngarkesat

“Aftësia fizike për te përballuar ngarkese, Aftësia shëndetësore, Aftësia psikosocile dhe flet pak për dokumentacionin, është aftësia shëndetësore, kalojnë një test shëndetësor për të provuar shëndetin e tyre që mund apo jo të përballojnë ngarkesën. Ata që nuk mund të përballojnë ngarkesën detyrimisht nuk mund t’i bashkohen forcave të armatosura për shkak të natyrës që ka profesioni i ushtarakut që ka ngarkesë fizike , psikologjike, emocionale. Personeli apo njerëzit që duan të na bashkohen duhet të manifestojnë dhe demonstrojnë forcë karakteri apo dhe shëndeti nëse mund ta përballojnë  një gjë të tillë.”- tha Gjenerali Bilbil Bitri, komandanti i Akademisë së FA

Gjenerali Bitri shpjegon për Report Tv se fushata e aplikimeve dhe testimeve do të zgjasë deri në fund të marsit e më pas nisë faza e  rekrutimeve.

“Pas përfundimit të procesit të rekrutimeve ose mbylljes së fazës së aplikimeve fillon procesi i shqyrtimit të dokumentacionit të aplikimit dhe thirrja e kandidatëve për të kaluar në faza të tjera për tu bashkuar Forcave të Armatosura.”- tha Gjenerali Bilbil Bitri, komandanti i Akademisë së FA.

Pas kryerjes së këtij procesi i riu aplikant  punësohet direkt që në ditën e pare me një rrogë fillestare  prej 50 mijë lekësh shtuar këtu dhe një paketë të gjerë mbështetëse.

“Ju siguroj se në administratën e shtetit ose në administratën publike jo të gjithë e kanë fatin të fillojnë që ditën e parë të punës , një 18-vjeçar ta filloj punën me jo më pak se 50 mijë lekë të ardhura mujore , plus dhe përfitime të tjera të përfituara nga ligji për statusin e ushtarakut që janë përfitime të drejtpërdrejta, përmendim këtu kompensimin për ushqim, përmendim këtu veshmbathjen, përmendim akomodimin dhe transportin për reparte të caktuara , shto këtu për specialitete të caktuara në FA ku ka vështirësi fillon shtesa nga 15 mijë lekë e shkon deri në 30 mijë lekë për profesione të veçanta.” tha Gjenerali Bilbil Bitri, komandanti i Akademisë së FA.

Nga ky muaj qeveria mori vendimin të rrisë pagën e ushtarakëve me 7% nga ushtria bazë deri tek gradat më të larta.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë