41 qytetarë rezultojnë pozitiv me Covid në 24 orët e fundit në vendin tonë, 3 të shtruar në spital

41 qytetarë rezultojnë pozitiv me Covid në 24 orët e fundit në vendin tonë, 3 të shtruar në spital

Spitali infektiv

41 qytetar kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 407 testimet të kryera. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë, ndërsa në orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.  Në gjithë vendin janë 341 qytetarë aktivë me Covid19.

Ndërkohë janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,893 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

41 qytetarë, në këto bashki:

18 në Tiranë, 13 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Vlorë, Sarandë, 1 në Kamëz.

Statistika (12 Qershor 2022)

Raste të reja ditore          41

Të shëruar në 24 orë       28

Të shtruar në spitale         3

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 407

Testime totale               1,835,130

Raste pozitive                  276,731

Raste të shëruara             272,893

Raste Aktive                         341

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            233

Fier                  52

Vlorë               23

Durrës               8

Korçë                7

Shkodër            7

Elbasan             4

Gjirokastër        4

Berat                 2

Lezhë                1

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari