410 mld L fatura e 'taksës Basha'
për punëtorët e të vetpunësuarit
Rikthimi i taksës së sheshtë, një premtim kyç në platformën e Bashës, do të detyrojë 412 mijë të vetpunësuar, sipërmarrës e punëtorë që të paguajnë 410 miliardë lekë më shumë në katër vitet e ardhshëm.
Rikthimi i taksës së sheshtë, një premtim kyç në platformën e Bashës, do të detyrojë 412 mijë të vetpunësuar, sipërmarrës e punëtorë që të paguajnë 410 miliardë lekë më shumë në katër vitet e ardhshëm.
Në këtë kategori përfshihen të gjithë pronarët e një biznesi të mesëm apo të vogël në qytet, tregtarët, sipërmarrësit e vegjël si dhe të punësuarit e bizneseve të tyre.
“Taksa Basha” e shpjeguar412 473 shqiptarë janë të punësuar në sektorin privat jo-bujqësor
Paga mesatare e këtij sektori është 46 mijë lekë.
Sot paguhet 4,48% tatime mbi këtë pagë, mesatarisht 2 mijë lekë në muaj.
Me taksën e propozuar nga Basha, tatimi mbi fitimin rritet në 9%, shkon në 4 100 lekë në muaj.
Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare mujore e një punonjësi të sektorit privat jo-bujqësor në vitin 2015 ka qenë rreth 46 mijë lejë, ndërsa me taksën aktuale progresive mbi të ardhurat, tatimi i tyre është rreth 2 mijë lekë, sa 4,48% e pagës.
Zëvëndësimi i kësaj takse progresive me taksën e sheshtë 9% do të dyfishojë automatikisht barrën e të vetpunësuarve, që do të paguajnë mesatarisht 4 100 lekë ose 2 100 lekë më shumë në muaj.
Në një vit, çdo punonjës do të paguajë 25 mijë lekë, ndërsa brenda një mandati, në rast të ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, shteti do t’u marrë nga xhepat 1 milionë lekë të vjetra më shumë çdo të vetpunësuari.
Në mënyrë paradoksale, sa më e ulët të jetë paga aktuale nën këtë mesatare, aq më i lartë do të jetë tatimi që do të imponohet nga “taksa Basha”.
Në total, vetëm 3% më i pasur i popullsisë pritet të përfitojë nga ky ndryshim fiskal, pikërisht ata që fitojnë më shumë se 1,3 milionë, të cilët do të shohin barrën e tyre të taksave mbi të ardhurat të përgjysmuar./Lexo.al
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.6%
-
Frikë se humbin
42.7%
-
Arsye të tjera
8.6%
Vota total: 777
Lajme të tjera
-
Lionel Messi tripletë për 17 minuta, Argjentina argëtohet dhe fiton me 7 gola (VIDEO)
29 Mars, 09:34
-
‘Arenë’ kanabisi në Malësi të madhe, pamjet brenda platacionit me 27 sera
29 Mars, 09:31
-
Kandidati i MAVIT dhe i Foltores
29 Mars, 09:30
-
EMRAT/ Kush është 52-vjeçari që organizoi kultivimin e kanabisit në 27 sera në Shkodër! Nis hetimi për 3 të tjerë
29 Mars, 09:30
-
Frrok Çupi: Meqë ra fjala për lirinë e fjalës, nuk e dua vëlla, as që dua të flas!
29 Mars, 09:26
-
Roland Bejko, modeli i zyrtarit që e ka nderuar Partinë Demokratike
29 Mars, 09:25
-
Plantacion me kanabis në Malësi të Madhe, zbulohen 8 mijë fidanë në 27 sera! Arrestohet organizatori, nën hetim drejtori i pyjeve dhe punonjësit e Ujësjellësit (VIDEO)
29 Mars, 09:22
-
Kievi: Pothuajse 20,000 fëmijë janë dëbuar në Rusi! Deri tani janë riatdhesuar vetëm 327
29 Mars, 09:12
-
Vala e protestave, përse protestojnë francezët?
29 Mars, 09:11
-
Nëntë udhëheqësit e lashtë që e ndryshuan rrjedhën e historisë
29 Mars, 09:10
-
Për kë e ka? Kiara Tito publikon foto me Luizin dhe jep mesazhin ‘e koduar’
29 Mars, 09:05
-
Armaldo e ka një emër për banoren më seksi të Big Brother VIP: Do lidhesha me të nëse s'do isha martuar! Kush s'do e donte në krah
29 Mars, 09:03