425 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit! COVID-i i merr jetën studentit të vitit të tretë të mjekësisë në Tiranë

425 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit! COVID-i i merr jetën studentit të vitit të tretë të mjekësisë në Tiranë

I riu Emiljano Tola dhe spitali Infektiv

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 425 raste të reja me koronavirus, nga 3070 testime të kryera. Ndërsa listës së viktimave i janë shtuar edhe 12 qytetarë. Mes viktimave është edhe një 21 vjeçar. I riu Emiljano Tola, ishte student i fakultetit të mjekësisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë dekanati, teksa e përshkruajnë si një student të shkëlqyer.

Në përditësimin e saj, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur edhe shifrat e të shtruarve në spitale, ku prej disa ditësh gjendja është e stabilizuar. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 320 pacientë, 14 prej të cilëve në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Ndërkohë, prej janarit vijon edhe vaksinimi, ku vetëm gjatë kësaj të shtune janë kryer 1,827 vaksinime anti-COVID.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki
97 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Fier, 24 raste në Gjirokastër, 20 raste në Kurbin, Lushnje, 17 raste  në Vlorë, 15 raste në Korçë, Berat, 12 raste në Durrës, Kukës, 11 raste në Kavajë, Pogradec, 10 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër,  Vau Dejës, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Devoll, Patos, 5 raste në Krujë, Kamëz, Memaliaj, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Mirditë, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Skrapar, Vorë, Maliq, 2 raste në Elbasan, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë, 1 rast në Has, Mat, Delvinë, Dibër, Roskovec, Himarë, Klos, Poliçan, Dropull. 

Statistika (27 Mars 2021)
Raste të reja ditore        425
Të shëruar në 24 orë     550
Të shtruar në spitale      320
Humbje jete në 24 orë   12
Testime ditore                3070

Testime totale            548,314
Raste pozitive             123,641
Raste të shëruara        88,899
Raste Aktive                 32,538
Humbje jete                  2204

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë   22281
Fier     2625
Durrës    1369
Vlorë     1280
Shkodër   1210
Gjirokastër  1266
Korçë     789
Lezhë     534
Elbasan  386
Kukës     355
Dibër    324
Berat     119

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
COVID-i i merr jetën studentit të vitit të tretë të mjekësisë në Tiranë

 COVID-i i ka marrë jetën një të riu në Tiranë. Ai është Emiljano Tola, student i fakultetit të mjekësisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë dekanati, teksa e përshkruajnë si një student të shkëlqyer.

“Një rrugëtim i ndërprerë në gjysmë! Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkëlqyer i vitit të tretë në programin mësimor Mjekësi e Përgjithshme. Dekanati i  Fakultetit të Mjekësisë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe”, shkruan dekanati.

Ekspertet e lidhin me infektimin e moshave të reja me mutacionet e COVID-19, të cilët kanë ndikuar në uljen e grupmoshave të prekura si edhe janë më fatal. Gjatë ditë së djeshme, u raportuan 449 raste të reja dhe 8 viktima nga COVID.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës