TIRANË- Kurba e infektimeve në Shqipëri vijon të jetë në nivele të qëndrueshme, ku sot janë konfirmuar pozitiv me COVID 148 qytetarë, si rezultat i 3008 testimeve të kryera në total. Durrësi ka numrin më të lartë të numrit të viktimave në 24 orët e fundit, dhe ndiqet nga Korça, Berati, Fieri dhe Gjirokastra të moshave 56 - 72 vjeç.
Numri i të shëruarve, fatmirësisht, është shumë herë më i lartë se i rasteve të reja, e ndërsa situata paraqitet e qëndrueshme edhe në spitalet COVID.
"Në 24 orët e fundit janë shëruar 430 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,601 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 165 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar", njofton Ministria e Shëndetësisë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki
44 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Fier, 5 raste në Pogradec, Berat, 4 raste në Korçë, Devoll, Peqin, Këlcyrë, 3 raste në Durrës, Sarandë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 2 raste në Krujë, Kukës, Has, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Malësi e Madhe, 1 rast në Kurbin, Elbasan, Tropojë, Kamëz, Tepelenë, Vau i Dejës, Dibër, Maliq, Gramsh.
Statistika (20 Prill 2021)
Raste të reja ditore 148
Të shëruar në 24 orë 430
Të shtruar në spitale 165
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3008
Testime totale 612,563
Raste pozitive 129,842
Raste të shëruara 102,601
Raste Aktive 24,888
Humbje jete 2,353
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 18195
Fier 2096
Durrës 1008
Shkodër 886
Gjirokastër 822
Korçë 669
Vlorë 400
Dibër 314
Kukës 273
Elbasan 146
Berat 61
Lezhë 18