TIRANË, 6 Mars /ATSH-Z.Tosku/-Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, në bashkëpunim me Institutin për Zhvillim dhe Bashkëpunim, si dhe Friedrich Ebert Stiftung, organizuan te premten tek Tirana Times Library, takimin për lanchimin e Observatorit të Bashkëpunimit Rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor - "ORI".
ORI- është një Databazë me 446 projekte rajonale dhe ndërkufitare, ku marrin pjesë edhe institucione dhe organizatat shqiptare, të kompletuara me studime, analiza dhe raporte që trajtojnë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Ne këtë takim ishin të pranishmëm Ilir Ciko, përfaqësues i Institutit për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Erisa Xhixho, Zv/ministre e Integrimit Evropian, Andi Kananaj, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Ardian Hackaj, Drejtor i Shtetiweb portal etj.
Gjatë takimit pati dhe shkëmbim pikëpamjesh rreth temës "Europa Juglindore-2020: Nxitja e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian", me aktorët e tjerë kryesorë të pranishëm të tillë si, Yngve Engstroem, përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Nand SHANI, ekspertit i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal në Sarajevë etj. /a.ke/












