Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 449 raste të reja me koronavirus nga 2,789 testime të kryera. Fatkeqësisht 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Kurbini 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç dhe një qytetare nga Tepelena 83 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajim mjekësor 105 pacientë, nga të cilët 15 në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 884 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë.
Sakaq, në të gjithë vendin janë 7,542 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve në 24 orët e fundit, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 164 në Tiranë, 28 në Sarandë, 24 në Fier, 22 në Durrës, 21 në Berat, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Shkodër, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Kamëz, 7 në Kavajë, Delvinë, Pogradec, Gramsh, 5 në Pukë, Lezhë, Selenicë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Tepelenë, 3 në Malësi e Madhe, Himarë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Tropojë, Mirditë, Shijak, Krujë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Devoll, Korçë, Poliçan, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Dibër, Këlcyrë, Maliq, Dimal, Prrenjas.
Statistika (15 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 449
Të shëruar në 24 orë 884
Të shtruar në spitale 105
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,789
Testime totale 1,717,318
Raste pozitive 268,940
Raste të shëruara 257,975
Raste Aktive 7,542
Humbje jete 3,423
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2443
Fier 1090
Gjirokastër 708
Vlorë 630
Elbasan 611
Berat 512
Shkodër 499
Lezhë 350
Durrës 256
Korçë 212
Kukës 188
Dibër 43