450 kg marijuanë që vinin nga Shqipëria, janë sekuestruar nga policia italiane në portin e Brindisit, në Itali. Furgoni i nisur nga qyteti i Vlorës zbriti në portin e Brindisit mbrëmjen e së martës, ndërsa për të mos u pikasur nga qentë nuhatës, pakot e drogës ishin lyer me benzinë. Në pranga, ka përfunduar drejtuesi i furgonit, 47-vjeçari Perlat Çarçani. Sipas mediave italiane, kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar në këtë port. Nga të dhënat, ka rezultuar se i njëjti automjet ka zbarkuar në këtë port dy herë, në shkurt të vitit 2015 dhe në gusht të po këtij viti.