Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 457 raste të reja me koronavirus nga 2,738 testime të kryera. Fatkeqësisht 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Durrësi 74 vjeç, një qytetare nga Fieri 79 vjeçe dhe një qytetare nga Tirana 80 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, 967 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 255,282 që nga fillimi i epidemisë.
Në të gjithë vendin mësohet se janë 9,316 raste aktive me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të numrit të infektimeve dhe viktimave.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 173 në Tiranë, 24 në Fier, 22 në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 15 qytetarë në Shkodër, Lushnje, nga 11 qytetarë në Durrës, Elbasan, 9 në Gramsh, 8 në Delvinë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Krujë, Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, Peqin, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Has, Mirditë, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Devoll, Korçë, Përmet, Himarë, Vorë, Shijak, Kurbin, Lezhë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Roskovec, nga 1 qytetar në Librazhd, Dimal, Maliq, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Tropojë, Fushë Arrëz.
Statistika (12 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 457
Të shëruar në 24 orë 967
Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2738
Testime totale 1,710,553
Raste pozitive 268,008
Raste të shëruara 255,282
Raste Aktive 9,316
Humbje jete 3,410
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 3125
Fier 1296
Vlorë 786
Shkodër 744
Gjirokastër 765
Elbasan 701
Berat 673
Lezhë 375
Korçë 281
Durrës 299
Kukës 214
Dibër 57