Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur në afërsi të fshatit Vërçun në Pogradec.
45-vjeçari, Kastriot Guce, drejtues i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga duke rënë nga 20 m lartësi në vendin e quajtur Pusi i Ajdinit. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, Xhaniana Hoxha, rreth 30 vjeçe dhe Mariglen Hoxha, 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si dhe vetë drejtuesi i mjetit.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi dhe pasagjerja janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
'Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip "Ford", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.