45-vjeçari qëlloi me armë në drejtim të tyre/ Policia: U rrezikua jeta e uniformave blu

45-vjeçari qëlloi me armë në drejtim të tyre/ Policia: U rrezikua jeta e uniformave blu

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen e Elbasan

"Më datë 24.12.2020, forcat e  Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan  kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t'i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë  duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea.
 
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

 


Lajmi kryesor:

45-vjeçari në Elbasan terrorizon banorët dhe qëllon 12 herë drejt efektivëve! Arratiset në pyll, policia e rrethon por prej 1 ore s'përgjigjet! Dyshohet se ka vrarë veten


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë