TIRANË- 138 qytetarë nga 2584 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 5 qytetarë të moshave 56 - 83 vjeç.

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet i ditur dhe numri i të shtruarve në spitale, ku prej disa ditësh situata është e qetë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 prej të cilëve në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

"Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.  Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qyetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani,  të moshave 56 - 83 vjeç", njofton Ministria e Shëndetësisë

Statistika (21 Prill 2021) 
Raste të reja ditore        138
Të shëruar në 24 orë      465
Të shtruar në spitale      160
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                2584

Testime totale           615,147
Raste pozitive             129,980
Raste të shëruara        103,066
Raste Aktive                 24,556
Humbje jete                   2,358

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë       18113
Fier          2090
Durrës      966
Shkodër         830
Gjirokastër    794
Korçë    631
Vlorë     389
Dibër     311
Kukës     264
Elbasan   93
Berat       60
Lezhë       15