Një grua është plagosur rëndë në Gjirokastër pasi u sulmua nga një prej qenëve të rrugës. Ngjarja ka ndodhur orët e para të pasdites së sotme në lagjen ‘Palorto’. 47 vjeçarja ka marrë plagë serioze në të dy duart dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Infektiv të Tiranës.

Sipas burimeve, gjendja shëndetësore e 47 vjeçares, V.D vlerësohet të jetë kritike dhe për këtë arsye ajo është nisur me autoambulancë drejt Tiranës.