48 orët kritike të Berishës
Anulohet vizita në Malin e Zi

48 orët kritike të Berishës<br />Anulohet vizita në Malin e Zi
Kryeministri Sali Berisha është paraqitur dy ditë më parë, të djelën, në spitalin amerikan. Burime nga stafi mjekësor i këtij spitali, pranojnë për gazetën shqiptarja.com, se shefi i qeverisë i është nënshtruar analizave të hollësishme për një shqetësim që ai ka pasur në këmbë. Madje mjekët kanë vendosur që ditën e diel, t’i marrin doktor Berishës disa qeliza për të bërë analiza. Pas kolapsit Berisha u vizitua nga mjekët e Spitalit Amerikan në shtëpinë e tij, ku ishin të pranishëm gruaja, djali, vajza, Arben Imami, Tritan Shehu dhe Petrit Vasili.

Po të njëjtat burime mjekësore, thonë për “shqiptarja.com” se kryeministri Berisha gjatë paradites i është nënshtruar të tjera kontrolleve mjekësore. Kështu, ai ka bërë ushtrimet fizike edhe për zemrën apo tensionin, ndërkohë që priten edhe analizat e biopsisë. Të gjitha këto kontrolle, shefi i qeverisë i ka bërë gjatë paradites, ndërkohë që duhet të ishte në formë edhe gjatë pasdites, ku do të fliste për 21 vjetorin e PD. Ndërkaq, burime afër kryeministrit thonë se pas kësaj, kryeministri ka konsumuar drekën në shtëpi, rreth orës 16.00 të pasdites. Nuk ka pasur shumë kohë të pushojë, për të hedhur një sy edhe për materialin që ai do të lexonte në festën e pasdites.

Ndërkaq, gjatë fjalës në pallatin e Kongreseve, Berisha nuk e ka përfunduar fjalimin sepse ka kaluar një gjendje të fikti.

Kryeministri Berisha u vizitua nga mjekët e Spitalit Amerikan në shtëpinë e tij, ku ishin të pranishëm gruaja, djali, vajza, Arben Imami, Tritan Shehu dhe Petrit Vasili. Mjekët kryen një ekografi të karotideve dhe një për stomakun. Sipas mjekëve arsyeja e kolapsit të Berishës ishte vetëm stresi i tepërt, duke qenë se nga analizat nuk rezultoi asgjë serioze.

Pas gjendjes së debulesës që pësoi mbrëmë, kryeministri Berisha është detyruar të anulojë vizitën e parashikuar për tu zhvilluar sot në Mal të Zi. Megjithatë rreth orës 11.40 minuta Berisha është parë të hynte në ambientet e kryeministrisë.

RAPORTIMET E MËPARSHME
Nuk është hera e parë për kryeministrin Berisha që ndjehet
keq gjatë ceremonive dhe aktiviteteve publike. Kjo ka ndodhur edhe më parë, duke ndërprerë edhe aktivitetin e tij si kryeministër për ditë të tëra. Në fakt, sipas deklarimeve të herëpashershme, kryeministri Sali Berisha edhe pse është vetë mjek, e njeh veten se është një person që preket shpejt nga viroza të ndryshme dhe shpeshherë është kuruar për to.

Kështu, në 2 shkurt të vitit 2008, kryeministri ka qenë në një gjendje të rënduar gripi. Zyrat e shtypit të kryeministrit në
atë kohë deklaroi se kryeministri kishte anuluar gjithë axhendën e përcaktuar, duke përfshirë edhe mbledhjen e qeverisë ku
do të shqyrtoheshin disa vendime të rëndësishme. Ai vinte nga një vizitë në Bruksel, e cila ishte e lodhshme, por dhe luhatjet e temperaturës nga njëra zonë në tjetrën, ndikuan në shëndetin e tij.

Në Janar të vitit 2010, kryeministri sipas njerëzve afër tij ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale në hundë. Operacioni është bërë në një nga spitalet e Vjenës.

Në 28 mars 2010 kryeministri Sali Berisha pohoi edhe publikisht se kishte kryer një operacion në këmbën e djathtë një javë para kësaj date. "Eshtë e vërtetë që kam bërë operacion, u tha Berisha deputetëve të grupit parlamentar, një ndërhyrje e vogël kirurgjikale sepse më ishin vështirësuar ecjet e mia të zakonshme". Ai deklaroi se ka qëndruar rreth një orë e gjysëm në spital dhe menjëherë ka dalë prej tij.

Në 22 korrik 2010, stafi i kryeministrit Berisha konfirmoi me anë të një deklarate për shtyp për mospjesmarrjen e kryeministrin në mbledhjen e qeverisë. Zëdhënësja Erla Mëhilli konfirmoi lajmin për median, pasi kryeministri vuante nga një gjendje gripale. Sipas stafit afër kryeministrit, viroza që e mbajti të mbërthyer në shtëpi për katër ditë me radhë, ishte shkaktuar menjëherë pas vizitës në atë kohë në Fushë-Arrëz kur ai vizitoi familjet e viktimave që humbën jetën në një aksident automobilistik.

Edhe në 11 maj të 2011 raportohet një tjetër lajm për shëndetin jo të mirë të kryeministrit, vetëm pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Kryeministri edhe pse kishte njoftuar mbledhjen e qeverisë nuk e zhvilloi atë, ndërkohë që për disa ditë nuk u duk edhe në ekrane. Luhatje të shëndetit në këtë kohë sipas burimeve nga kryeministria erdhën si pasojë e lodhjes nga zgjedhjet lokale të këtij viti, dhe intesitetit të lartë të takimeve të kryeministrit nëpër rrethe.

Këto janë disa nga ngjarjet të cilat janë bërë publike për kryeministrin Berisha. Por sipas drejtuesit
të klinikës qeveritare, zoti Berisha dhe ish presidenti Moisiu, janë politikanët që shkojnë në mënyrë shumë të rregullt për kontrolle të herëpashershme pranë kësaj klinike.

Vetë kryeministri edhe publikisht e ka pranuar se një ndër pasionet e tij është të ecë për një kohë të gjatë dhe kur ka kohë të bëjë edhe 4 apo 5 kilometra në ditë. Nga aktiviteti sportiv i kryeministrit, çdo vit zyra e shtypit pranë këshillit të ministrave informon për thyerjen e rekordit të notit për shefin e qeverisë gjatë verës, dhe poashtu, edhe ecjet e tij të shumta në Malin e Dajtit në kohën e pushimeve të dimrit.

Në përgjithësi, kreu i qeverisë shfaqet me fizik të mirë, por orët e gjata të qëndrimit në zyrë, aktiviteti shumë i ngjeshur dhe punët e shumta e kthejnë në një formë jo të mirë shëndetësore në mënyrë të herëpashershme. Ndërkaq, edhe në seancat e zgjatura të kuvendit, kryeministri shkëputet kohë pas kohe, duke mos qëndruar gjithë orët në sallë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online