SPAK ka dhënë pretencën për grupin kriminal të akuzuar për trafikimin e lëndëve narkotike (kokainë), përmes lëkurëve të kafshëve nga Amerika Latine.
Bëhet fjalë për fraksionin e ndarë nga hetimi për laboratorin e Frakullës, për të cilin prokurori i posaçëm Adnan Xholi kërkoi dënimin me 120 vite burg në total për 10 të pandehurit. Në rast se shpallen fajtorë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ata do të përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit.
Kështu, për Artion Çaushllarin u kërkua dënimi me 15 vite burg, që zbret në 10 vite heqje lirie.
Ndërkohë, për Aldi Zonjan, Geis Sejfullain, Ismail Abdurrahmanin dhe dy shtetasit nga Venezuela, Jose Ramon Zakarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Serano, u kërkua dënimi me nga 14 vite burg, që zbret në 9 vite e 4 muaj për secilin.
Për dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Klajdi Birçen dhe Huelme Ledesma Narvaez, u kërkua dënimi me 13 vite burg, që zbret në 8 vite e 8 muaj. Megjithatë, për shkak të statusit të tyre si bashkëpunëtorë të drejtësisë, në përfundim u kërkua dënimi me vetëm 4 vite burg për secilin.
Për Endi Sejdinin u kërkua dënimi me 12 vite burg, që zbret në 8 vite, ndërsa për Baki Huqin u kërkua dënimi me 10 vite burg, që zbret në 6 vite e 8 muaj.
Sipas hetimeve, kokaina vinte nga vendet e Amerikës Latine, përfshirë Kolumbinë dhe Republikën Domenikane. Droga fshihej në ngarkesa me lëkurë gjedhësh të kriposura, ndërsa laboratori kryesor për përpunimin e saj ishte ngritur në Qerekë të Fushë-Krujës.
I pandehuri | Shtetësia | Dënimi i kërkuar | Pas gjykimit të shkurtuar |
|---|---|---|---|
Shqiptar | 15 vite | 10 vite | |
Shqiptar | 14 vite | 9 vite e 4 muaj | |
Shqiptar | 14 vite | 9 vite e 4 muaj | |
Shqiptar | 14 vite | 9 vite e 4 muaj | |
I huaj | 14 vite | 9 vite e 4 muaj | |
I huaj | 14 vite | 9 vite e 4 muaj | |
Shqiptar | 13 vite | 8 vite e 8 muaj | |
I huaj | 13 vite | 4 vite | |
Shqiptar | 12 vite | 8 vite | |
Shqiptar | 10 vite | 6 vite e 8 muaj |
Lajmi në përditësim...





Komente
Komento