5 aksidente me 4 viktima e 6 të plagosur në janar-shkurt, aksi Kavajë–Rrogozhinë kërcënim për shoferët! Pas apelit të Report Tv, ARRSH: Nesër nis asfaltimi

4 viktima dhe 6 të plagosur u rregjistruan në 2 muaj gjatë përiudhës janar-shkurt 2021 nga aksidentet në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të Gosës.

Ngjarjet kanë qenë kryesisht  për shkak të demtimit të rrugës. Kjo gropë e përmasave të tilla është kthyer në kërcënim serioz për jetën e drejtuesve të mjeteve.

Përmes pamjeve në Report ato shihen njëra pas tjetrës. Vetëm në 2 km rrugë, gazetari tregon për 13 gropa të tjera.

Shumë denoncime ka patur për aksidentet e ndodhura, duke kërkuar të ndërhyhet për rregullimin e kësaj rruge sa më parë.

Kavajë – Rrogozhinë është një arterie kryesore përmes së cilës në ditë kalojnë mijëra makina.

E ndërtuar me parametrat e një autosdrate qarkullimi në të ka devijuar si në një rrugë fshati.

Pas apelit te Report tv, Autoriteti Rrugor njoftoi se nesër në këtë segmet nis asfaltimi, vendosja e bordurave, sinjalistika, ndricimi, që rruga të këtë standarte.

1617183647_Sequence03.00110120.Still027.jpg

1617183459_Screenshot3.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:46
Pas apelit të Report TV, nesër nis asfaltimi i aksit Kavajë- Degëzim Bishti Zhurit

Pas apelit te Report Tv, Autoriteti Rrugor njoftoi se nesër do të nis asfaltimi, vendosja e bordurave, sinjalistika, ndriçimi në aksin Kavajë- Degëzim Bishti Zhurit, që ishte shndërruar në një burim aksidentesh. ARRSH ka bërë me dije se punimet do të zgjasin deri më 8 korrik, duke publikuar edhe një hartë se si do të devijohet trafiku.

"Fillojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe elementeve të sigurisë rrugore në aksin:
K/Dalje Kavajë- degëzim Bishti Zhurit (Rrogozhinë). Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte, datë 1 prill 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon:

Punimet konsistojnë në riparime te shtresës asfaltike dhe të elementëve të sigurisë rrugore në segmentin rrugor Spille–Bishti i Zhurit (Rrethrrotullimi i Rrogozhinës) në të dyja drejtimet. Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar. Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 01.04.2021 deri në datë 08.04.2021, kjo edhe në varësi të motit.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe menaxhimit të trafikut për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren", njofton ARRSH. 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar