5 avionë të NATO-s fluturojnë nesër në qiellin e Tiranës, gjenerali Wolters në Shqipëri, zyrtarizohet puna për aktivizimin e Bazës së Kuçovës (VD)

5 avionë të NATO-s fluturojnë nesër në qiellin e Tiranës, gjenerali Wolters në Shqipëri, zyrtarizohet puna për aktivizimin e Bazës së Kuçovës (VD)

Pamje nga postimi i Olta Xhacka

Qielli i Tiranës do të vizitohet nesër nga avionët e NATO-s. lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila njofton se Komandanti i NATO-s, Gjeneral Wolters do të vijë në Shqipëri për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën Ajrore të Kuçovës.

Xhaçka shkruan:

Nesër do kemi në Ministrinë e Mbrojtjes një mik të veçantë, Komandantin e NATO Allied Air Command, gjeneral Wolters, i cili vjen për të zyrtarizuar fillimin e punës nga NATO për superinvestimin në Bazën Ajrore të Kuçovës. Në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë, disa avionë të NATO do të fluturojnë nesër rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës. Momenti i duhur për të shijuar fluturimin e 5 avionëve, për të bërë disa foto e video, për këtë element që do shoqërojë një prej lajmeve më të bukura, në këta 10 vjet të anëtarësimit të vendit tonë në familjen e madhe atlantike.

Postimi i Xhaçkës në rrjetet sociale:

Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shëndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ish oficer: 23/01/2019 17:06

    Edi Rama Kryeministri mei mire i Shqiperise. Mik i vertete i ShBA dhe BE.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 23/01/2019 16:33

    Rroft Amerika posht krimineli malok spiuni sërbis salhe qen berisha. Nuk ke shanc o malok qen bir qeni ti bësh keq Shqiptarve se të fut në vrimën e miut AMERIKA mor qelbësir. RROFT SHQIPRIA posht qeni salhe.

    Përgjigju
  • Naimi: 23/01/2019 16:14

    Rrofte Amerika rrofte NATO Poshte Putini dhe Rusia poshte Greqia me Agimin e Arte Poshte Serbia Rrofshin shqiptaret ane e mbane globit.

    Përgjigju
    • Tsipras: 23/01/2019 17:39

      Avionet e Grekut do kalojne o budalla

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase